123 milionë euro dëm në Tatime e Dogana gjatë 2015
123 milionë euro është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga sektori i tatimeve dhe doganave. Peshën më të madhe të dëmit e zë sektori i Tatim-Taksave në vlerën e 92 milionë eurove, ndërsa doganat kanë shënuar 31 milionë euro abuzime. Kontrollit i Lartë i Shtetit ka konstatuar një trend në rritje të dëmit ekonomik në këto sektorë krahasuar me vitin 2014. “Për vitin 2015, një dëm të konsiderueshëm kemi konstatuar në sektorin e tatimeve dhe doganave në rreth 13% të dëmit total të konstatuar, kundrejt 10% të dëmit të konstatuar në këtë sektor për vitin 2014 dhe 3% të konstatuar në vitin 2013” referon KLSH në materialin për Kuvendin. KLSH referon se, se për vitin 2015, pjesa më e madhe e dëmit vjen kryesisht nga fusha e menaxhimit të pasurisë shtetërore, ku rezulton se është konstatuar rreth 84% e dëmit total në sektorin energjisë e sektorin e hidrokarbureve. Verifikimi i të njëjtit trend lidhur me dëmin në sektorin energjetik, tregon se ky sektor mbetet si sektor me risk dhe adreson domosdoshmërinë e një vëmendje të madhe mbi këto sektorë nevralgjik të ekonomisë. Për vitin 2014, dëmi në këtë sektor ishte në nivelin 79% të totalit të dëmit total të konstatuar, ndërsa në vitin 2013 po në këtë sektor dëmi ishte në rreth 92% të totalit të dëmit të konstatuar.
Add new comment