ALBtelecom ofron vende të reja pune për ekspertë telekomunikacioni

Postuar në 29 Prill, 2016 09:45
Kompania numër një e Telekomunikacionit në vend ALBtelecom, do të jetë e pranishme për tre ditë me radhë në panairin e punës. Ky panair është vizituar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale Blendi
Klosi. Rama dhe klosi kanë vizituar stendën e ALBtelecom dhe u njohën me aftësitë e punësimit të kësaj kompanie.
 
Gjatë takimit me kryeministrin Rama, drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Erkan Tabak ka nënvizuar rëndësinë e një stafi profesionist dhe të mirëtrajnuar në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe kënaqësisë së klientit.
 
“Sot ne po ofrojmë 10 vende të lira pune për njerëz të kualifikuar, kryesisht në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
 
Ne i japim shumë rëndësi anës profesionale dhe kualifikimit të punonjësit. Prandaj dhe ALBtelecom ka një staf rinor dhe inovativ, i cili është në standardet ndërkombëtare. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të ekspertëve shumë të kualifikuar, të cilët i kemi vlerësuar dhe i vlerësojmë me paga mjaft të mira, me qëllim që të arrijmë të ofrojmë më të mirën për shqiptarët”, është shprehur Tabak.
 
Panairi do të jetë i hapur për tre ditë dhe do të sigurojë vende pune për qindra qytetarë të arsimuar dhe profesionistë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.