Shqipëria, shteti me “gjobën” më të madhe fiskale

Postuar në 29 Prill, 2016 11:55

Shqipëria është vendi që ofron barrën më të lartë fiskale për investitorët dhe ka incentivat fiskale më të ulta në raport me Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Kosova dhe Bosnja. Matrica është përgatitur në mbledhjes së 5 të Këshillit të Investimeve, që u zhvillua dy ditë më parë dhe këtë herë kishte në focus investimet e huaja.

Nga matrica rezulton se, në renditjen rajonale Shqipëria ka barrën më të lartë fiskale për tatimin fitimin 15 %, gati 50%  më të larte se norma rajonale për këtë tatim që nuk është më shumë se 10 %. Edhe Serbia e ka tatim fitimin 15%.

Me nivelin maksimal të përshkallëzimit të tatimit mbi pagën prej 23%, Shqipëria e ka tatimin mbi të ardhurat personale më të lartin në rajon. Maqedonia e ka tatimin mbi të ardhurat personale të sheshtë 10%, në Serbi varion nga 10 në 20%, në Mal të Zi nga 9-11%, Në Kosovë është progressive nga 0 në 10% dhe në Bosnjë e sheshtë 10%.  Gjithashtu Shqipëria bashkë me Serbinë shihet të ketë nivelin e TVSH më të lartë në Rajon  në nivelin e 20% teksa vendet e tjera e kanë këtë tatim nga 17-19%.

Shqipëria, së bashku me Serbinë renditen ndër vendet që kanë nivelin më të lartë të kontributeve të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëdhënësi në 15% dhe 17.9% përkatësisht. Megjithatë, Serbia po tregohet më agresive se Shqipëria në tërheqjen e investimeve të huaja, duke i “joshur” të huajt me subvencione direkte për punonjësit raporton Monitor.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.