1 milionë të papunët u bënë 224 mijë në 3 vjet
Opozita e djeshme, sot në qeveri shpalli në 2013 një Shqipëri me 1 milionë të papunë. Kanë kaluar 3 vjet dhe kjo shifër statistikisht sot raportohet 5 herë më e ulët. Sipas Institutit të Statistikave 52,9 % e popullsisë 15-64 vjeç është e punësuar, 11,2 % është e papunë dhe 35,9 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës). Në shifra gjatë vitit 2015 numri i të punësuarve në Shqipëri raportohet në 1 087 000 persona, ndërsa të papunët llogariten në 223.864 persona. Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 41,3 % dhe 39,9 % të të punësuarve gjithsej.35,8 % e popullsisë 15-64 vjeç është ekonomikisht jo-aktive dhe INSTAT nuk e llogarit tek të papunët. Pjesa që zënë personat e papunë të cilët nuk po kërkojnë punë për arsye se besojnë se nuk ka punë të disponueshme është 12,1 %. Ndër popullsinë e meshkujve të moshës 15-64 vjeç ekonomikisht jo aktivë 15,7 % janë të papunë të dekurajuar, 49 % janë nxënës/studentë ose në trajnim të mëtejshëm, 7 % në pension ose pension të parakohshëm.
Add new comment