Banka e Shqipërisë u kërkon bankave të nivelit të dytë të çlirohen nga kolateralet

Postuar në 21 Prill, 2016 20:05

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri janë kthyer në pronare të mëdha pasurish të paluajtshme që vlerësohen në 160-200 milionë euro. Kjo përbën një ngarkesë të madhe, që ngurtëson një kapital, i cili rrezikon të qëndrojë i tillë nëse bankat nuk ndryshojnë qëndrim dhe sjellje. Në këtë situatë Banka e Shqipërisë ka sugjeruar që bankat të çlirohen nga një barrë e tillë, e cila u ka dhënë atyre edhe profilin e një agjencie imobiliare; pa folur për faktin se politika të tilla kanë rezultuar dritëshkurtra në kushtet kur sektori i ndërtimit që është motori i vlerësimit dhe i krijimit të tregut të pasurive të paluajtshme është në pikën më të ulët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.