kolaterali

Ndryshimi ligjor, bankat marrin të drejtën të shesin kolateralin me 30% të vlerës në ankandin e tretë

Postuar në 20 Qershor, 2016 10:52

Bankat do të kenë të drejtë që të shesin me 30% të vlerës kolateralin e lënë si garanci nga individët apo bizneset që kanë marrë kredi. Kjo do të mundësohet nga një ndërhyrje në Kodin e Procedurës Civile me kërkesë të bankave që e shohin këtë si ndihmë për to për daljen nga situata e krijuar me kreditë e këqija.

Banka e Shqipërisë u kërkon bankave të nivelit të dytë të çlirohen nga kolateralet

Postuar në 21 Prill, 2016 20:05

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri janë kthyer në pronare të mëdha pasurish të paluajtshme që vlerësohen në 160-200 milionë euro. Kjo përbën një ngarkesë të madhe, që ngurtëson një kapital, i cili rrezikon të qëndrojë i tillë nëse bankat nuk ndryshojnë qëndrim dhe sjellje.

Bankat private, 200 milionë dollarë prona të paluajtshme

Postuar në 15 Prill, 2016 16:04

Sistemi i kreditimit që aplikohet në Shqipëri ka sjellë si pasojë kthimin e bankave private në pronaret kryesore në vend. Sipas Bankës së Shqipërisë pronat e sekuestruara klientëve që i kanë vënë ato si kolateral, kanë mbetur pa u shitur edhe në ankande. “Në raportin e fundit të stabilitetit financiar Banka vëren se, nëse në vitin 2012 bankat zotëronin prona të paluajtshme me vlerë 5 miliardë lekë, në fund të vitit të kaluar shifra arriti në 22 miliardë lekë ose gati 200 milionë dollarë.

Subscribe to RSS - kolaterali