bankat
Bankat britanike/ Pengesë për inovacionin, dorëlëshuara me kreditë hipotekore
Vendlindja e revolucionit industrial ka nevojë urgjente për inovacion. Pengesë janë bërë bankat e ngarkuara me hipotekë të Britanisë.
Britania - shpikësi i sistemit të fabrikës, motorit me avull dhe hekurudhave - është në ballë të një ngadalësimi të produktivitetit global të shekullit të 21-të. Rritja e produktivitetit në Britani ose prodhimi për orë pune, është përgjysmuar që nga kriza financiare, duke bërë që disa politikëbërës ta quajnë këtë epokë dekada e humbur e Britanisë. Ndër shtatë ekonomitë më të mëdha të zhvilluara në botë, vetëm Italia ka ecur më keq.
Robert F. Engle: Nëse kjo që po bëjmë është deglobalizim, atëherë kemi shmangur recesionin
Robert F. Engle, 80 vjeç, është fitues i Nobelit në ekonomi në vitin 2003.
Qeveria greke kërkon nga bankat uljen e tarifave për 12 kategori shërbimesh
Qeveria greke u ka kërkuar bankave lokale që të rishohin me ulje 12 kategori komisionesh që u ngarkohen klienteve për shërbime të ndryshme.
De-euroizimi dështoi
Nisma për deeuriozimin në Shqipëri nuk ka rezultuar efikase. Sipas sekretarit të përgjisthshëm të Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, fakti që janë mbi 50% në valutë, tregon se euro është shumë dominate dhe kjo sipas tij penalizon bankat.
Dosjet FinCEN/ Bankat më të mëdha të botës transferuan para të pista
Disa nga bankat më të mëdha në botë kanë lejuar kriminelët të transferojnë para të pista në shumën prej rreth dy miliardë dollarësh. Sipas BBC, e cila u referohet disa dokumenteve të publikuara së fundmi, oligarkët rusë përdorën bankat për të shmangur sanksionet, të cilat supozohej se i pengonin ata të transferonin para në Perëndim.
Bankat “ngrijnë” 2 mld euro deri në gusht. Pedrazzi: Financimi i Teatrit të ri, biznes i mirë për bankat
2 mld euro është shuma që bankat e nivelit të dytë kanë konservuar në funksion të ekonomisë dhe stabilitetit financiar përgjatë periudhës së pandemisë. Kështu thotë në një intervistë për TvT Silvio Pedrazzi, kryetari i shoqatës së bankave në Shqipëri dhe drejtori ekzekutiv i bankës “Intensa San Paolo”.
Garancia sovrane, pa ndikim: Bankat po i shtyjnë bizneset drejt fajdeve
Qeveria pritet të ofrojë një garanci të dytë sovrane, për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve për t’u rimodeluar, për shkak të mbylljes së tyre prej më shumë se dy muajsh nga covid-19.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, thotë se edhe me garancinë e parë, jo të gjitha bizneset që kanë aplikuar kanë mundur të përfitojnë, pikërisht për shkak të qasjes burokrate të bankave ndaj tyre. Për këtë arsye, shumë prej bizneseve janë detyruar të tërhiqen.
Çfarë loje po luan?
Partia Demokratike po përqendron shumë energji në denoncimin e koncesionit të rrugës Milot - Balldren. Dhe parimisht me të drejtë. Jo vetëm për kostot e çmendura që nuk justifikohen, por edhe sepse kompanitë të cilat sot kanë në dorë një kontratë të miratuar me një ligj në parlament nuk kanë kapitale të deklaruara për të përmbyllur projektin.
Mirëpo në një dalje të sotme për mediat, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndër të tjera tha:
Basha thirrje bankave: Mos financoni! Do i hetojmë dhe anullojmë PPP-të
Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka përsëritur sërish sot paralajmërimin e tij se çdo kontratë e partneritetit publik – privat do të shfuqizohet. Në një takim me shoqatat e biznesit, Basha u ka bërë thirrje bankave që të mos financojnë kontrata të këtilla sepse ato do të jenë subjekt i ligjit antimafia të cilin PD-ja e ka premtuar se do të miratohet edhe për të fuqizuar sekuestrimin e pasurive që janë të paligjshme.
Mosfinancimi nga bankat kompromenton projektin "1 miliardë për rindërtim"
Pas dy projekteve të mëdha në infrastrukturën shqiptare, qeveria në fillim të këtij viti ka propozuar ndërtimin e autostradës Thumanë - Fushë-Krujë - Kashar, si pjesë e e programit kombëtar “1 miliard për rindërtim”. Autostrada Thumanë - Fushë-Krujë - Kashar, pjesë e korridorit blu, lidh veriun e Shqipërisë dhe Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” dhe portin e Durrësit, me një gjatësi prej 21 kilometrash. Por investimi ka ngecur në procesin e garancisë së kredisë, për të cilën duket se ka një hezitim nga bankat në vend.