Qeveria greke kërkon nga bankat uljen e tarifave për 12 kategori shërbimesh
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2022/12/B16F6DEF-D88F-4766-93BD-B70E53FE24DA_2022_12_04_23.jpeg?itok=RjHV1hPj)
Qeveria greke u ka kërkuar bankave lokale që të rishohin me ulje 12 kategori komisionesh që u ngarkohen klienteve për shërbime të ndryshme.
P.sh tarifat për dërgesa parash përmes internetit apo mobile banking që shkojnë 4-5 euro, tërheqja e parave nga një bankomat i ndryshëm nga ai ku ke llogarinë që shkon diku te 2.5 euro, vlerësimi i aplikimit për hipotekat që shkon te 500 euro; të gjitha sipas ekzekutivit grek duhen rishkikuar.
Për kreditë, vlerësimi i një kërkesë për kredi shkon 50 euro, lëshimi i një deklarate bankare 20 euro, duke vijuar më tej me listën e shërbimeve të tjera. Kërkesa formalisht është bërë nga ministri i Financave Christos Staikouras që ka kërkuar heqjen e tarifës së remitancave gjithashtu.
Add new comment