Ekonomi
Zhbllokohen eksportet me Maqedoninë
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti bëri me dije se janë zhbllokuar eksportet me Maqedoninë. Sipas tij, kamionët e bllokuar do të lejohen që të kalojnë, duke shtuar se ndalimi i tyre në kufi është bërë pa ndonjë shkak. Panariti tha se shpreson që këto raste të mos përsëriten më. Më herët ministri i Bujqësisë ka shprehur shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore.
Drejtori i CEZ-Albania, çeku Hajsek nën akuzë për vjedhjen e 5 milionë $. A është ende Marrëveshja e Mirëkuptimit me CEZ më e mira?
Ish-drejtori i kompanisë CEZ – Albania, Josef Hajsek, është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës, e cila ia kakomunikuar atë zyrtarisht. “Nga hetimet ka rezultuar se, çeku në bashkëpunim me administratorin e kompanisë “DIA”, Kastriot Ismailaj, kanë arritur t’i vjedhin buxhetit të shtetit 5 milionë dollarë. Nëpërmjet veprimeve fiktive dhe falsifikimit të dokumenteve te dy këta shtetas kanë plotësuar bilance sikur kompania “DIA” ka mbledhur borxhet, por realisht kjo gjë nuk ka ndodhur. Ndërkohë më pas nga kompania CEZ është paguar përqindja që i takonte kompanisë “DIA”.
Të zhgënjyerit nga turizmi shqiptar
1 milionë euro ka dhënë qeveria gjermane për një projekt të promovimit të turizmit shqiptar në rajonin e bregdetit të jugut. Drejtori i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Hans-Juergen Cassens thotë se Shqipëria ka potenciale të mëdha turizmi, por vuan mungesën e larmishmërisë dhe po ashtu rrezikun që të zhgënjyerit nga turizmi shqiptar ta përhapin shpejt lajmin.
Pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri janë nënshkruar me shoqëri "offshore"
Ministria e Energjisë reagoi pas lajmit se qeveria ka dhënë me koncesion, atë që njihet si Blloku 8, kompanisë Albanides Energy. MEI thotë se nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të vendosë kushte që kufizojnë vendndodhjen e aksionerëve të këtyre shoqërive apo të drejtën e transferimit të aksioneve.
Është fakt i ditur, thuhet në sqarimin e Ministrisë, që pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri, por edhe jashtë saj janë nënshkruar me shoqëri, aksionerët e të cilave janë të regjistruar në vendet e njohura si “offshore”.
Borxhi i Shqipërisë 70%, më i larti në rajon
Banka Botërore prezantoi raportin për Shqipërinë. Sipas këtij raporti rritja ekonomike për Shqipërinë ishte 2.6%, ndërsa pohohet se ky zhvillim ka ardhur nga investimet private.
Ndër të tjera BB thekson se punësimi në Shqipëri në vitin 2015 është rritur me 1.9%, ndërsa pohohet se norma e papunësisë mbetet shqetësuese. “Gjysma e papunësisë është afatgjatë. Borxhi i Shqipërisë 70%, më i larti në Rajon. Konsolidimi ka ardhur nga shpenzimet jo të ardhurat”, citohet në raportin e Bankës Botërore.
Faza e dytë - luftë inteligjente kundër informalitetit
Zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka qenë e ftuar në emisionin "Portofol" në "TemaTv" ku ka shpjeguar fazën e dytë të luftës kundër informalitetit që u njoftua dy ditë parë nga ministri Arben Ahmetaj dhe kryeministri Edi Rama.
Kontrata misterioze e qeverisë shqiptare me kompaninë offshore
Në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar kontrata mes Agjencisë së Burimeve Natyrore dhe kompanisë “Albanides Energy” për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë në “Bllokun numër 8”, që përfshin verilindjen e vendit. Sipas ekstraktit historik në Qendrën Kombëtare të Biznesit, “Albanides Energy” është regjistruar në Shqipëri në vitin 2010 dhe aktualisht ka përfaqësues ligjor zonjën Arta Danaj.
Operatorë turistikë të Rusisë së shpejti në Shqipëri. Premtohet edhe binjakëzimi i Durrësit me një qytet bregdetar rus
Ambasadori i Rusisë në Shqipëri Alexander Karpushin duket se ka thyer traditën e parardhësve të vet, duke ndjekur një axhendë më intensive dhe më pranë medias shqiptare. Sot ambasada njofton se Karpushin ka qenë në Durrës, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dako. Rëndësia e takimit qëndron tek interesi i Rusisë për të vendosur bashkëpunim ekonomik me Shqipërinë, qoftë edhe në nivel rajonesh, aq më tepër që së fundmi një hapësirë prej 200 ha në Spitallë është shpallur “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit”.
200 ha në Spitallë shpallen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” për 99 vjet dhe me vlerë 1 euro
Qeveria ka vendosur sot që të shpallë 199.7 ha tokë në Spitallë të Durrësit, si “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”. Ndërkohë po sot qeveria ka revokuar një vendim të vitit 2008 që shpallte një Zonë Ekonomike në Shkodër. Sipërfaqja që jepet në Durrës ka tarifën simbolike prej 1 euro dhe ajo do të jetë në dispozicion për 99 vjet. Në vendim është bërë një shpjegim se çfarë nënkupton statusi i ri që i jepet Zonës: “Llojet e veprimtarive që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
a) prodhuese, industriale dhe agropërpunim;
b) tregtare dhe magazinim mallrash;