200 ha në Spitallë shpallen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” për 99 vjet dhe me vlerë 1 euro
Qeveria ka vendosur sot që të shpallë 199.7 ha tokë në Spitallë të Durrësit, si “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”. Ndërkohë po sot qeveria ka revokuar një vendim të vitit 2008 që shpallte një Zonë Ekonomike në Shkodër. Sipërfaqja që jepet në Durrës ka tarifën simbolike prej 1 euro dhe ajo do të jetë në dispozicion për 99 vjet. Në vendim është bërë një shpjegim se çfarë nënkupton statusi i ri që i jepet Zonës: “Llojet e veprimtarive që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
a) prodhuese, industriale dhe agropërpunim;
b) tregtare dhe magazinim mallrash;
c) shërbime.
4. Periudha e funksionimit të zonës është deri në 99 vjet.
5. Dhënia e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik me qira të bëhet me çmimin simbolik 1 euro.
6. Përzgjedhja e zhvilluesit të bëhet nëpërmjet procedurës konkurruese.
7. Si fazë e parë, të përzgjidhet zhvilluesi për një sipërfaqe prej 101.2 (njëqind e një pikë dy) ha, sipas hartës dhe numrave të pasurive bashkëlidhur”, thuhet në VKM. Vendimi vjen pak pasi përpjekja për të sjellë kompani kineze në Spitallë dështoi. Mirëpo miratimi i kësaj VKM-je me tarifa, sipërfaqe dhe kohëzgjatje, krijon idenë se qeveria ndoshta ka zhvilluar tratativa apo ka marrë oferta nga kompani të tjera.
http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mble...
Comments
spitalla
Pershendetje gazeta Respublica ! A thuhet gje ne ate vendim nese kjo siperfaqe toke aktualisht eshte prone shteterore apo private ?
Me respekt
Thuhet kjo ne hyrje te
Thuhet kjo ne hyrje te vendimit:
Add new comment