Ekonomi
Ahmetaj "pastron" nga gjobat sistemin e Tatimeve
Këmbëngulja e Drejtorisë së Tatimeve për të mos u tërhequr nga gjobat që sistemi elektronik i Tatimeve u vuri mijëra bizneseve për mos dorëzim të formularit të deklarimit të punonjësit në zyrat e taksave edhe pse këto subjekte janë të regjistruar në QKR rezistoi deri sa ministri i Financave Arben Ahmetaj vendosi të ushtrojë autoritetin e vet. “Dua t’ju komunikoj se gjenerimi i gjobave për deklarimet e vonuara të të siguruarve është bërë në përputhje të ligjit nga sistemi i automatizuar.
Serbia bllokon "autostradën" energjetike Shqipëri-Kosovë
Serbia ka bllokuar linjën e interkonjeksionit Shqipëri Kosovë e përuruar vetëm pak ditë më parë. Lajmi është dhënë nga mediat e Kosovës, ndërsa ministria shqiptare e energjetikës deklaroi se “që të bëhet i mundur operimi i linjës duhet që rrjeti europian i transmetimit të njohë rrjetin kosovar të transmetimit të ndarë nga Serbia.
"Tematv"
Sistemi elektronik i Tatimeve gjobit mijëra biznese të vogla
Nga data 22 qershor mbi mijëra biznese të vogla në shkallë vendi sistemi elektronik i Tatimeve ka gjeneruar automatikisht gjobën prej 10 mijë lekësh të reja. Sipas Tatimeve, edhe pse janë të regjistruar në QKR këto biznese duhet të dorëzonin edhe formularin e deklarimit të punonjësit në zyrat e taksave. Bëhet fjalë për persona fizikë, që kanë vetëm një të punësuar, pra administratorin, ndaj dhe janë gjobitur. Në Drejtorinë e Apelimit Tatimor kanë vërshuar ankimimet nga bizneset e gjobitura, ndërsa avokati i tatimpaguesve ka nisur menjehërë hetimet.
"Ligji dhe Maliqi" në duart e Erionit, Auditi gjen shkelje me shpronësimet në ndërtimin e Unazës së Vogël
Pasaktësi në dokumentacionin e dosjeve të shpronësimit, mënyrën e llogaritjes së kompensimit dhe mangësi në projektin e Unazës së Vogël janë disa nga shkeljet e gjetura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit procedurës së ndjekur nga Bashkia e Tiranës për projektin e Unazës së Vogël.
Nuk ka rritje rrogash dhe pensionesh për vitin 2016
Nuk do të ketë rritje pagash dhe pensionesh për vitin 2016. Ky fakt është konfirmuar nga sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani, gjatë një interviste në emisionin “Ekopolitikë” në “Ora-News”. “Në korrik, kur do të bëhet rishikimi i buxhetit, nuk është parashikuar rritje pagash dhe pensionesh, pasi objektivi do të jetë ulja e borxhit. Nuk do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve në rishikimin e buxhetit në korrik. Rritja e pagave dhe pensioneve mund të jetë pjesë e buxhetit 2017”, u shpreh Prodani.
TAP shpëton rritjen ekonomike të Shqipërisë. FMN nuk toleroi uljen e TVSH-së për turizmin që duket në kaos
Qe Shqipëria po zbaton një program ekonomik të diktuar dhe monitoruar rreptë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kjo u konfirmua edhe pas përmbylljes së misionit të radhës në Shqipëri, i cili e bëri të qartë se qeveria në këtë marrëveshje ka vetëm rolin e zbatimit të detyrave. Ambicja e shpallur e ministrit të Financave, Aben Ahmetaj qyshse kur ishte ministër i Ekonomisë për uljen e TVSH-së për turizmin ra përfundimisht në takimin e djeshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Edhe Ligji i Pronave i shkon për interpretim Venecias
Ligji i pronave i ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Nishani dhe shoqatat e ish-pronarëve do t’i kalojë për mendim Komisionit të Venecias. Kjo është zgjidhja me të cilën është rënë dakord në një mbledhje të zhvilluar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mesditën e së martës siç raporton Top Channel.
FMN: Nevojë urgjente për të ristrukturuar Tatimet, po rishfaqen borxhet ndaj biznesit
FMN njoftoi përmbylljen e misionit të radhës në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp përfaqësuesja e FMN-së në Tiranë Anita Tuladhar përmendi si shqetësuese dy probleme, akumulin e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit dhe mosreformimin e Drejtorisë së Tatimeve.
"Rishfaqja e detyrimeve të prapambetura në qeverisjen qendrore, kryesisht në projektet e investimeve publike, paraqet një sfidë kryesore. Po ashtu, ka pasur vonesa në miratimin e planit të ristrukturimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve"- thuhet në deklaratën e FMN-së.
Kërkimet për gazin e Divjakës i janë dhënë një kompanie në vështirësi financiare?
Në 14 maj të këtij viti qeveria njoftoi zyrtarisht kompaninë kanadeze Zenith Energy Ltd si fituese e koncesionit për kërkimit të naftës dhe gazit në “Bllokun C” që përfshin fushën e pasur të gazit në Divjakë-Ballaj, me rreth 2.2 miliardë metra kub gaz (Burimi: Albpetrol sha). Një tjetër konçesion si “Blloku 4”, iu dha degës në Shqipëri të kompanisë “Shell”, që është tërësisht në pronësi të familjes mbretërore të Holandës, e cila gjithashtu, së fundmi ka marrë një tjetër vendburim të naftës shqiptare bashkë me kompaninë e vogël kanadeze “Petromanas Energy Inc.”.
Biznesmenët e huaj rezidentë në Shqipëri, qeveria ndryshon ligjin
Qeveria forcon kriteret për pajisjen me leje të përhershme qëndrimi për biznesmenët e huaj që investojnë në Shqipëri. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj, i cili ndryshon ligjin ekzistues për të huajt.
Sipas draftit, një biznesmen i huaj mund ta përfitojë lejen e përhershme të qëndrimit në Shqipëri vetëm nëse ka investuar të paktën dy milionë euro dhe ka hapur minimalisht 100 vende të reja pune. Në ligjin ekzistues, shuma e kërkuar e investimit është një milion euro, ndërsa numri i vendeve të punës vetëm 10 vetë.