Ahmetaj "pastron" nga gjobat sistemin e Tatimeve

Postuar në 01 Korrik, 2016 17:30

Këmbëngulja e Drejtorisë së Tatimeve për të mos u tërhequr nga gjobat që sistemi elektronik i Tatimeve u vuri mijëra bizneseve  për mos dorëzim të formularit të deklarimit të punonjësit në zyrat e taksave edhe pse këto subjekte janë të regjistruar në QKR rezistoi deri sa ministri i Financave Arben Ahmetaj vendosi të  ushtrojë autoritetin e vet. “Dua t’ju komunikoj se gjenerimi i gjobave për deklarimet e vonuara të të siguruarve është bërë në përputhje të ligjit nga  sistemi i automatizuar. Pra, nuk kemi të bëjmë me keqpërdorim apo abuzim të ligjit për gjobëvënie në mosdeklarim të punësimit. Por, duke qënë se është hera e parë e aplikimit të këtij sistemi, do t’i propozojmë parlamentit për faljen dhe fshirjen e tyre nga sistemi“.

Nga data 22 qershor mbi mijëra biznese të vogla në shkallë vendi sistemi elektronik i Tatimeve ka gjeneruar automatikisht gjobën prej 10 mijë lekësh të reja. Bëhet fjalë  për persona fizikëqë kanë vetëm një të punësuar, pra administratorin.  Sipas Tatimeve, edhe pse  subjetet jane të regjistruar në QKR ato  duhet të dorëzonin edhe formularin e deklarimit të punonjësit në zyrat e taksave por bizneset pretendojne se  nuk e kanë detyrimin për të deklaruar punonjësin e vetëm.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.