"Ligji dhe Maliqi" në duart e Erionit, Auditi gjen shkelje me shpronësimet në ndërtimin e Unazës së Vogël

Postuar në 30 Qershor, 2016 12:24

Pasaktësi në dokumentacionin e dosjeve të shpronësimit, mënyrën e llogaritjes së kompensimit dhe mangësi në projektin e Unazës së Vogël janë disa nga shkeljet e gjetura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit procedurës së ndjekur nga Bashkia e Tiranës për projektin e Unazës së Vogël.

Në raportin e KLSH-së thuhet se vetëm projektideja mban nënshkrimin e kryetarit të bashkisë, por është e pashoqëruar me vendim apo shkresë, si dhe është pa numër e datë protokollimi. Nuk ka vendim këshilli bashkiak për miratimin e projektit dhe nuk ka dëgjesa publike lidhur me marrjen e mendimeve të grupeve të interesit, për realizimin e tij dhe interesin publik të veprës – thuhet në raportin e KLSH-së.

Trupa e auditimit të KLSH-së ka konkluduar se këto veprime janë në kundërshtim me ligjin “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” dhe VKM “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. "Bashkia Tiranë ka rezultuar se është duke u kryer pa një vendim për miratimin e lejes zhvillimore dhe mungesa të miratimit nga disa institucione të ngarkuara me ligj si dhe projekti i investimit është në kundërshtim me Planin e Përgjithshëm Vendor, miratuar në vitin 2013"-thuhet në raportin e Auditit.

KLSH vëren se segmenti Banka e Shqipërisë- “Ushtari i Panjohur” është nisur dhe është në proces zbatimi pa një vendim të këshilli bashkiak për miratimin e shpronësimit, si dhe pa mendime të grupeve të interesit, apo kryer dëgjesa publike mbi dobishmërinë e projektit dhe alternativave mbi vendosjen e gjurmës së tij, si dhe për uljen e kostos financiare të realizimit të tij (shpronësimit), veprime në kundërshtim me ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, shfuqizuar me ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Një nga shkeljet është se Bashkia e Tiranës ka lidhur kontratën e zbatimit të investimit me shoqërinë ndërtuese, duke prishur objektet e liruar territorin ende pa përfunduar procesin e shpronësimit të pronarëve dhe pa bërë kalimin në llogaritë bankare të vlerave financiare të shpronësimit për secilin pronar të prekur nga shpronësimi, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik"

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Sheshi, Stadiumi, Kendi i Lojrave, jane te gjitha projekte problematike qe po behen me nje shpejtesi sketerre vetem e vetem per ti vene qytetaret para faktit te kryer. Te gjitha fshehin interesa te tjera nga mbrapa te cilat do merren vesh me kalimin e kohes. Po eshte e qarte qe nje qeveri demokratike nuk vepron ne kete menyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.