Ekonomi
Çfarë fsheh ky ministër?
Qeveria është nën hetim parlamentar për marrëveshjen e Mirëkuptimit me CEZ, por ajo refuzon të japë dokumentacionin e kërkuar. Kryetari i Komisionit Hetimor, kërkuar nga opozita, Edmond Spaho, ka deklarur dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve se nga kryeministria dhe Ministria e Energjetikës nuk po lëshohet dokumentacioni i kërkuar. “I kemi dërguar kërkesat ministrive për të na sjellë materialet për procesin hetimor dhe sipas ligjit ka një afat deri në 10 ditë. Ky afat i përcaktuar me ligj mbushet sot.
Pronat kërcënojnë me kolaps financat publike
Çështja e pronave kërcënon me kolaps financat publike. E ka thënë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar, e ka konfirmuar sot edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë një takimi të organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. “Mënyra sesi është menaxhuar çështja e pronave sot mund të sjellë një risk nga Strasburgu, i cili mund të kalojë, nëse prapë ne nuk bëjmë gjënë e duhur, edhe në mbi 1 miliardë dollarë në dy tre vitet e fundit. Ligji i pronave, nuk është perfekt, por bën zgjidhjen më të mirë të mundshme duke adresuar riskun”, tha Ahmetaj.
Ndryshimi ligjor, bankat marrin të drejtën të shesin kolateralin me 30% të vlerës në ankandin e tretë
Bankat do të kenë të drejtë që të shesin me 30% të vlerës kolateralin e lënë si garanci nga individët apo bizneset që kanë marrë kredi. Kjo do të mundësohet nga një ndërhyrje në Kodin e Procedurës Civile me kërkesë të bankave që e shohin këtë si ndihmë për to për daljen nga situata e krijuar me kreditë e këqija.
Punohet vetëm për “Shqipërinë e gjeneratës tjetër”. Rritje pensionesh me 2%, 0.5% më shumë sesa inflacioni
Qeveria do të indeksojë pensionet duke nisur që nga muaji korrik. 2% shkon rritja e pensioneve, një kuotë minimale kjo dhe që buron nga ligji, që e detyron qeverinë të bëjë indeksimin e tyre në nivelin e inflacionitt. “Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor është rreth 1.5%, por rritja e pensioneve do të bëhet me 2%. Me këtë shifër pritet të rriten të gjitha pensionet, duke filluar nga ato monimale deri tek pensionet maksimale. Kështu pensioni minimal prej 14 mijë lekësh pritet të rritet me 280 lekë.
KLSh: OST fryn kostot e tenderave
Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike ka rritur në mënyrë fiktive koston e tenderave që zhvillohen më fondet publike. Kjo është zbuluar në auditimin e fundit të zhvilluar nga KLSH, ku konstatohet se shumë nga tenderat janë anulluar, e më pas zhvilluar disa herë, duke rritur koston me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Përfaqësuesi i "Philip Morris": Në Shqipëri kontrabanda e duhanit zë 25 % të tregut
Industrialistët e duhanit kanë ngritur shqetësimin për kontrabandën e duhanit në Europën Juglindore. Sipas tyre Rajoni i Ballkanit Perëndimor për një vit nga kontrabanda humbet si të ardhura 400 milionë euro. Ndërsa në Shqipëri, kontrabanda e duhanit zë 25 % të tregut. Rritja e shpeshtë e akcizës është ajo që dikton dhe rritjen kontrabandës, pasi rritja e çmimit të duhanit, bën që kosumatori të kërkojë alternativë tek tregu illegal.
Strasburgu rrëzon idenë e kompensimit të pronës sipas zërit kadastral që ka patur në vitin 1945
Strasburgu i heq kartën e ligjit të ri të pronave qeverisë shqiptare. Një vendim që publikohet sot në gazetën “Shqip” i faturon Shqipërisë 6 milionë euro, bashkë me rrëzimin e metodologjisë së parashikuar në ligjin e ri, sipas të cilit kompensimi bëhet sipas zërit kadastral të sipërfaqes së tokës në momentin e shtetëzimit. Me këtë rregull në vendin tonë “30% e sipërfaqeve që sot janë troje, do të kompensohen për toka bujqësore”.
OSHEE do të ndahet. Pajtohet konsulenti 1 milionë euro për asistimin e procesit
Me një tender 1 milion euro OSHEE ka pajtuar një konsulent që do ta këshillojë për ndarjen e kompanisë. Drejtues të OSHEE deklaruan ekskluzivisht për TemA TV se ndarja do të bëhet në bazë të funksioneve në dy kompani bija, njëra që u shërben klientëve dhe tjetra që blen energjinë elektrike nga prodhuesit.
KLSH zbulon medikamente të skaduara në QSUT, dëmi 1.1 mln euro
Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se nga auditimi i administrimit të barnave në QSUT, konstatoi se ka një listë shumë të madhe barnash të skaduara në depot farmaceutike. Për vitin 2014 rezultojnë të jenë skaduar 146.863 medikamente në vlerë 38,203,099 lekë, me arsyen se të gjitha këto barna janë blerë në sasi të konsiderueshme dhe që nuk kanë arritur të përdoren, pavarësisht se afati i përdorim ka qenë relativisht nga 1-2 vjet.
Ligji në Kushtetuese, por Agjencia e Pronave nis zbatimin pa publikuar vendimmarrjet
Shoqata Pronësi me Drejtësi ka kundërshtuar nisjen e zbatimit të ligjit të ri të pronave nga Agjensia e Kthimit e Kompensimit të Pronës. Publikimi i regjistrit të vendimeve të viteve 93-94 të trajtuara me këtë ligj për shoqatën është një pabesi, për të cilën Agjensia duhet të shprehet, pasi të prekurit kërkojnë të ankimohen.