Pronat kërcënojnë me kolaps financat publike

Postuar në 20 Qershor, 2016 15:17

Çështja e pronave kërcënon me kolaps financat publike. E ka thënë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar, e ka konfirmuar sot edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë një takimi të organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. “Mënyra sesi është menaxhuar çështja e pronave sot mund të sjellë një risk nga Strasburgu, i cili mund të kalojë, nëse prapë ne nuk bëjmë gjënë e duhur, edhe në mbi 1 miliardë dollarë në dy tre vitet e fundit. Ligji i pronave, nuk është perfekt, por bën zgjidhjen më të mirë të mundshme duke adresuar riskun”, tha Ahmetaj.

Ligji i ri, edhe nëse pranohet si kushtetues nga Gjykata Kushtetuese, do të adresohet në Gjykatën e Strasburgut, e cila do ta gjykojë atë konform të drejtës ndërkombëtare ku aderon edhe Shqipëria. Nëse ai rrëzohet, kjo do të thotë edhe njëherë se adresimi i çështjes së pronës kërkon vullnet politik, por ai nuk mund të bëhet me vendimmarrje që anashkalojën të Drejtën. Qeveria aktuale flet për pronat dhe ka deklaruar përmes kryeministrit se vetëm në bregdet ka tjetërsime në sipërfaqe të tëra. Janë sekuestruar vetëm në Vlorë së fundmi, 309 ha, por asnjë zyrtar i nivelit të lartë nuk është kallëzuar. Është një lojë interesi ku janë përfshirë të gjitha palët, edhe ata që sot flasin për kolaps. E nëse kolapsi do të vijë nga pronat apo kërkesa për të drejtën mbi të, ai do të jetë dramatik, por pozitiv. Pasi me siguri dikush do të kuptojë që nuk mund të ndërtohet shtëpia mbi tokë të zënë, e me garanci nga pushteti.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.