Ekonomi

FMN kërkon tatim për të ardhurat personale edhe për pagat nën 300 mijë lekë

Postuar në 09 Qershor, 2016 16:06

Fondi Monetar Ndërkombëtart ka rekomanduar se ka hapësirë për të ulur kufirin deri në të cilin tatimi mbi të ardhurat personale është zero. Aktualisht ky kufi është 30 mijë lekë (nën 30 mijë lekë tatimi mbi pagën është zero), por nga ana e qeverisë nuk ka ndonjë angazhim konkret për të ulur këtë kufi.

Procedurat e reja, Tatimet humbasin kompetenca

Postuar në 09 Qershor, 2016 16:03

Një nga ndryshimet e rëndësishme të procedurave tatimore të ndërmarra së fundi nga qeveria është edhe kalimi i varësisë së Drejtorisë së Apelimit Tatimor nga Tatimet tek Ministria e Financave. Po ashtu sipas ndryshimeve ligjore në rastet kur biznesi merr të drejtë nga kjo drejtori, tatimet nuk mund të apelojnë vendimin.

Paketa e re fiskale, bizneset japin disa mendime

Postuar në 08 Qershor, 2016 17:08

Ministria e Financave bëhet gati për një paketë të re mbi barrën fiskale për biznesin. Por si gjithnjë masat që merren kalojnë në tyreza burokratësh dhe jo në grupet e interesit. po çfarë mendojnë aktorë të biznesit të vogël? Disa mendime janë marrë sot nga TemaTv, duke i paraprirë një fushate ku qeveria do të prezantojë procedurat e reja tatimore.

Grevë e Sindikatës së Transportit Hekurudhor, akuza Haxhinastos: Ka shtuar problemet

Postuar në 08 Qershor, 2016 10:18

Nje grevë e përgjithshme njeditore ka paralizuar tërësisht hekurudhën shqiptare. Sindikata e hekurudhës ka bllokuar lëvizjen e të gjithë trenave në gjithë vendin. Në stacionin hekurudhor të Durrësit janë mbledhur punonjësit e hekurudhës, ndërkohë që nga ky stacion në orën 7 të mëngjesit nuk është nisur asnjë tren, i pasagjerëve, apo tren mallrash. Kryetari i sindikatës Osman Meta është shprehur se ne me këtë grevë presin reagimin e kryeministrit, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ministri Haxhinasto për shqetësimet që i kanë përcjellë. 

Aneksi i stadiumit “Qemal Stafa” do të jepet për ndërtime

Postuar në 06 Qershor, 2016 13:09

Një tjetër zonë e Tiranës, aktualisht hapësirë sportive, do të shndërrohet në sipërfaqe ndërtimi. Kështu pretendon Partia Demokratike, e cila përmes këshilltarëve të saj në Bashki, ka paralajmëruar, se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka ndërmend që të japë leje ndërtimi për pallate në aneksin sportiv të stadiumit “Qemal Stafa”.

Në ish-Bllokun e Tiranës do të ketë vetëm biznese me TVSH

Postuar në 04 Qershor, 2016 15:43

Javë më parë Ministri i Financave paralajmëroi se biznesit që ushtrojnë aktivitet në zonën e ish-Bllokut do të përfshihen në skemën e TVSH-së. Drejtoria e Tatimeve ka nisur tashmë procedurën për përfshirjen në TVSH-së të bizneseve në këtë zonë. Ndonëse këto biznese ushtrojnë aktivitet me pakicë dhe janë trajtuar si të vogla, do të trajtohen si të mëdha, me një xhiro prej 50 milionë lekë.

Qeveria mendon që t’u heqë qytetarëve edhe mundësinë e blerjes online. Ul kufirin e pataksueshëm nga 150 euro në 22 euro

Postuar në 03 Qershor, 2016 20:15

Blerjet online ishin një mundësi jo e keqe për mallra të mira dhe me kosto të pranueshme, çka nuk ndodh në tregun shqiptar. Por qeveria ka menduar që edhe këtë mundësi ta zhbëjë, duke ulur kufirin e pataksueshëm me mbi 7 herë. “Ministria e Financave ka dërguar në qeveri një prjojektvendim, i cili ul kufirin e pataksueshëm të blerjeve online nga 150 euro që është aktualisht në 22 euro. Vendimi pritet të marrë fuqi ligjore nga muaji i ardhshëm dhe me miratimin e tij, për çdo blerje nga interneti me vlerë më të madhe se 22 euro do të paguhet taksë.

LICENSOHET FONDI I INVESTIMIT “CREDINS PREMIUM”

Postuar në 03 Qershor, 2016 20:05

Tiranë, Shqipëri, 3 qershor 2016 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e datës 30 Maj 2016 shqyrtoi dhe miratoi licencimin e “Credins Invest” sh.a., Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, si dhe miratoi Fondin e Investimit “Credins Premium”.

Credins Invest sh.a. është shoqëria e dytë në tregun Shqiptar që licencohet për të administruar sipërmarrje investimesh kolektive dhe fonde pensioni vullnetar. “Credins Premium” është fondi i tretë i investimeve që licencohet në nivel kombëtar.

Banka e Shqipërisë kujtohet më në fund për të kontrolluar bankat private

Postuar në 02 Qershor, 2016 16:36

Janë konsideruara përherë institucione private të mbrojtura në mënyrë të posaçme. Madje edhe kur flitej për krizë, raportet e shumta deklaronin fitime të mëdha të bankave private në Shqipëri, ndaj të cilave qeveria e shkuar mori vetëm një masë: frenimin e transferimit të kapitaleve monetare jashtë vendit. Banka e Shqipërisë, institucioni që punon në luks pagash dhe shërbimesh, i cili duhet të bëjë mbikëqyrjen e tyre, nuk ka lëvizur nga vendi, përveçse së fundmi, me gjasë me shtysë të huaj.

Shqipëria mund të investojë në Tec "Kosova A"

Postuar në 02 Qershor, 2016 15:12

Ndër marrëveshjet që pritet të firmosen në mbledhjen e përbashkët të qeverisë se Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është edhe mundësia e investimeve të përbashkëta në energjetikë. Fjala është për rigjallërimin e Termocentralit Kosova A, ku pjesë e projektit mund të bëhet edhe njëri prej operatorëve shqiptarë të energjisë.

"TemaTv"

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi