Nuk ka rritje rrogash dhe pensionesh për vitin 2016

Postuar në 29 Qershor, 2016 13:03

Nuk do të ketë rritje pagash dhe pensionesh për vitin 2016. Ky fakt është konfirmuar nga sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani, gjatë një interviste në emisionin “Ekopolitikë” në “Ora-News”. “Në korrik, kur do të bëhet rishikimi i buxhetit, nuk është parashikuar rritje pagash dhe pensionesh, pasi objektivi do të jetë ulja e borxhit. Nuk do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve në rishikimin e buxhetit në korrik. Rritja e pagave dhe pensioneve mund të jetë pjesë e buxhetit 2017”, u shpreh Prodani. Ajo ka shtuar se janë 2.3 miliardë lekë detyrime të papaguara nga qeveria. “Vlera është 2.3 miliardë lekë, por nga këto 1 miliard janë vendime gjyqësore dhe 1.3 miliardë lekë janë punë të kryera të progresuara nga investitorët, që do të rialokohen me buxhetin e rishikuar të këtij viti”, u shpreh Prodani.

http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=453053#sthash.mXoZZQgs.6zWADJo1...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.