Ekonomi
Bulqiza, shtesa 10 vjeçare e koncesionit për 24 milionë $ investime
Shtesa e kontratës për koncesionin e kromit në Bulqizë e Burrel është dhënë me premtimin për të investuar atje 24 milionë dollarë. Kontrata e botuar në Fletoren Zyrtare sjell detajet se ku dhe si do të investohen këto para nga koncensionari ACR Holding. "TemaTv"
Nuk ndryshon paga minimale, mbetet 22 mijë lekë
Qeveria lë të pandryshuar pagën minimale, ndërkohë zbatohet vendimi i gjykatës që rrëzoi vendosjen e pagës së referencës për kontributet e sigurimeve të profesioneve të lira. Ndërkaq, për ata që kanë tituj shkencor, për kuotën e kontributeve vendoset masa 5% e titullit.
"TemaTv"
Ministria e Transporteve si Haxhi Pishmani/Anulon linjën e trageteve Brindizi – Sarandë, tri ditë pasi e miratoi
Para tri ditësh u njoftua nga media lokale se ishte vendosur një linjë trageti Brindizi-Sarandë. Diçka që mendohej të sillte fluks lëvizjeje më të lartë drejt qytetit të jugut. Por sot njoftohet, po nga një media lokale, se Ministria e Transporteve, e drejtuar nga i mirënjohuri Edmond Haxhinasto, ka vendosur anullimin e linjës. “Trageti që filloi linjën Brindisi – Sarandë ka një kapacitet trasporti prej 822 pasagjerësh dhe 140 automjetesh. Por nga burime të Saranda Web mësohet se Ministria e Transporteve, me një pretekst të çuditshëm, ka bllokuar këtë linjë transporti.
Transaksioni i pasurive te paluajtshme, nga 1 shtatori hyn taksa e re
Prej 1 shtatorit deri në fund të muajit shkurt reduktohet me 2% taksa për shitjen e banesave dhe trojeve. Aktualisht ky detyrim është 15%, por me ligjin e ri shkon përkatësisht 2% për familjet dhe 3% për bizneset. Zv.ministrja e Financës, Irena Beqiraj, ka sqaruar mënyrën se si do të funksionojë ligji i ri për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si edhe kategoritë e atyre që mund të përfitojnë nga kjo amnisti.
OSHEE blen energji 4 euro më shtrenjtë se bursa
OSHEE ka kontraktuar për muajin gusht blerjen e rreth 160 megavat energji elektrike me vlere 7,1 milion euro pa TVSH. Cmimi mestar që kanë dhënë kompanitë fituese të tenderit ka qenë 44.47 euro për megavat orë, ose rreth 4 euro më i shtrenjtë se cmimi i Bursës së Hungarisë që është referenca për blerje të tilla, raporton Tema Tv.
Ministrat i shpëtojnë auditeve të KLSH-së
Nga janari deri në qershor të këtij viti Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurori 91 persona, asnjë ministër mes tyre. Niveli më i lartë i kallëzuar nga KLSH është Kryetar Bashkie dhe Drejtor institucionesh. Rezulton se ministritë dhe institucionet qëndrore zënë 27% të totalit të auditimeve por mesa duket KLSH nuk ka konstatuar asnjë shkelje duke e nxjerrë administratën të pastër.
"TemaTV"
Studim fizibiliteti për një aeroport në Jug të vendit
Qeveria ka ndërmarrë hapin e parë për ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit për fluturime ndërkombëtare. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Ministrinë e Transportit dhe Autoritetin e Avicionit Civil që të kryejnë tenderimin e projektit për realizimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin aeroportit.
Në pikëpyetje shitja e Bankers te kinezët e Geo-Jade Petroleum
Shitja e Bankers Petroleum te kinezët rrezikon të dështojë. Kompania kanadeze njoftoi se është finalizuar nj shtyrje e transaksionit të koorporatës tek degëte Geo-Jade Petroleum Corporation nëv azhdimësi të marrëveshjes që daton më 19 Mars, 2016. Marrëveshja parashikonte që Geo-Jade të blinte të gjitha aksionet e Bankers përmes degëve të saj me njëçmim prej C$2.20.
Bashkia Sarandë miraton pjesëmarrjen në konsorciumin për rajonin Vlorë – Gjirokastër
Bashkia e Sarandës ka miratuar në mbledhjen e datës 29 korrik pjesëmarrjen e saj në konsorciumin për zhvillimin e rajonit Vlorë – Gjirokastër. Kjo ishte hera e dytë që projektvendimi shqyrtohej në mbledhjen e këshillit dhe kësaj radhe ka kaluar. Në fjalën e saj, kryetarja e Bashkisë, Florjana Koka, deklaroi sse konsorciumi është një formë e partneritetit publik –privat, në të cilin përfaqëismi i saj, pra Bashkisë, do të jetë mee 10% të aksioneve. Koka tha se konsorciumi mundëson marrjen e kredive të mëdha, apo financimin e projekteve, që përndryshe nuk do të mund të realizoheshin.
Marrëveshja me FMN-në nuk do të rinovohet
Marrëveshja e qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk do të rinovohet. Ajo përfundon më 28 shkurt 2017 dhe sipas Vizion Plus, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë një firmosje të dytë. “Vizion Plus ka mësuar se qeveria do të mbajë vendin e saj në Fond, por jo me kushtet që ka sot, ku FMN ka rol vendimtar në shumë politika ekonomike që ndërmerren, që nga taksat e deri te mënyra se si shpenzohen paratë në buxhet.