Ministria e Transporteve si Haxhi Pishmani/Anulon linjën e trageteve Brindizi – Sarandë, tri ditë pasi e miratoi
Para tri ditësh u njoftua nga media lokale se ishte vendosur një linjë trageti Brindizi-Sarandë. Diçka që mendohej të sillte fluks lëvizjeje më të lartë drejt qytetit të jugut. Por sot njoftohet, po nga një media lokale, se Ministria e Transporteve, e drejtuar nga i mirënjohuri Edmond Haxhinasto, ka vendosur anullimin e linjës. “Trageti që filloi linjën Brindisi – Sarandë ka një kapacitet trasporti prej 822 pasagjerësh dhe 140 automjetesh. Por nga burime të Saranda Web mësohet se Ministria e Transporteve, me një pretekst të çuditshëm, ka bllokuar këtë linjë transporti. Preteksti është se licesimi i kësaj linje mund të bëhet vetëm nësë linja e tragetit do të jetë gjithëvjetore. Është e perceptueshme, se për të lejuar nxitjen e turizmit në Sarandë, duhet detyrimisht që një linjë transporti të jetë gjithëvjetore, pasi asnjë kompani nuk do ta merrte përsipër këtë. Por ajo që mbetet është se Saranda dhe bizneset e saj e humbën shansin për vitin 2016 për më shumë pushues dhe më shumë të ardhura. Nuk dihet nëse bllokimi i kësaj linje transporti lidhet me burokracitë e ligjit apo me interesa të tjera të dyshimta”, shkruan “sarandweb”.
Add new comment