linja e trageteve
Pezullimi i linjës Brindizi-Sarandë, autoriteti portual nuk lejon median të filmojë
Pak ditë më parë u njoftua mbyllja e linjës së trageteve Brindizi –Sarandë, një mundësi e mirë kjo për qytetin jugor që mbahet kryesisht nga të ardhurat e turizmit. Arsyeja që jepej nga Ministria e Transporteve ishte se leja duhet të ishte vjetore, ndonëse ishte po kjo ministri e drejtuar nga i famshmi i kësaj vere, Edmond Haxhinasto, që hapi rrugën për vendosjen e linjës. Sot televizioni lokal “Saranda web” që pasqyroi lajmin ka kërkuar të bëjë filmime në portin e Sarandës, por administrata e portit nuk ka pranuar të lejojë ekipin e xhirimit. Arsyeja?
Ministria e Transporteve si Haxhi Pishmani/Anulon linjën e trageteve Brindizi – Sarandë, tri ditë pasi e miratoi
Para tri ditësh u njoftua nga media lokale se ishte vendosur një linjë trageti Brindizi-Sarandë. Diçka që mendohej të sillte fluks lëvizjeje më të lartë drejt qytetit të jugut. Por sot njoftohet, po nga një media lokale, se Ministria e Transporteve, e drejtuar nga i mirënjohuri Edmond Haxhinasto, ka vendosur anullimin e linjës. “Trageti që filloi linjën Brindisi – Sarandë ka një kapacitet trasporti prej 822 pasagjerësh dhe 140 automjetesh. Por nga burime të Saranda Web mësohet se Ministria e Transporteve, me një pretekst të çuditshëm, ka bllokuar këtë linjë transporti.