Ekonomi
Tatimeve i "shkurtohen degët". Apelimi në varësi të Ministrisë së Financave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të operojë me një strukturë të re. Disa drejtori do të hiqen nga varësia e saj dhe do t’i kalojnë Ministrisë së Financave. Pikërisht Drejtoria e Apelimit Tatimor dhe Avokati i Tatimpaguesve , do të jenë në varësi dhe si vendndodhje brenda Ministrisë së Financave.
Ndërsa sektori vlerësimit do të shkrihet, ai do të bashkohet me sektorin e kontrollit. Po ashtu procedurat e verifikimit të terren, do të bashkohet me departamentin e hetimit. Ndryshimet vijnë në zbatim të ligjit për procedurat tatimore.
"TemaTv"
Rivlerësimi i pasurive, noterët: Hipoteka të na përfshijë në proces
Noterët kërkojnë që të jenë pjesë e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Në një intervsitë për Tema Tv, Zv/Presidenti i Dhomës Kombëtare të Noterisë Fatmir Leçaj, sqaron se i ka dërguar një kërkesë hipotekës për t`i përfshirë noterët në këtë proces. Ai shpjegon më tej edhe përfitimet që do të kenë qytetarët nga rivlerësimi i pasurive të tyre.
"TemaTv"
Dhurata e Haxhinastos: Kontrollet teknike për automjetet e transportit ushqimor, do bëhen nga një kompani. Përndryshe gjobë...
Edmond Haxhinasto iku, ose më saktë i vunë dëckën nga Ministria e Transporteve, por në çdo rast duket se një “dhuratë e ka lënë pas. “VizionPlus” raporton për një urdhër të lëshuar nga Haxhinasto, sipas të cilit “automjetet të cilat bëjnë transportin e produkteve ushqimore do ta bëjnë kontrollin teknik të tyre te një kompani tjetër”.
Nxjerrja e kartëmonedhave nga tregu, Prokuroria nis hetimin ndaj Bankës së Shqipërisë
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për nxjerrjen e kartëmonedhave nga tregu do të jetë bazë për hetim penal nga Prokuroria e Përgjithshme. “Vizion Plus” raporton sot se Prokuroria ka marrë një kallëzim nga KLSH dhe pritet që të marrë në pyetje drejtuesit e Bankës së Shqipërisë në vitet 2010-2014.
Komedia me emrin AMF – tërheq urdhërin për anulimin e rritjes së tarifave. U bind nga ekspertët e kompanive
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vijon për të disatën ditë që të ofrojë komedinë ku gjallojnë institucionet shqiptare. Autoriteti ka tërhequr urdhrin, apo rekomandimin për anullimin e vendimit të kompanive të sigurimit për të rritur tarifën e sigurimit për automjetet.
57 milionë $ detyrime ndaj Bankers, qeveria do të negociojë zgjatjen e afatit të shlyerjes
Qeveria shqiptare do të kërkojë zgjatje të afatit për shlyerjen e faturës tatimore ndaj Bankers Petroleum. Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar sot për Top-Channel se shlyerja e 57 milionë dollarësh nuk ndikon në buxhet.
Kompanitë e sigurimeve nuk do të ulin tarifat për makinat. AMF lan duart me fasadën e tregut të liberalizuar
Kompanitë e sigurimeve nuk pranojnë të ulin tarifën ndonëse Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kërkoi anullimin e rritjes prej 30%.
“Kadri Morina, pronar i dy prej kompanive në këtë treg, thotë se çmimet nuk do të ulen. Ai shpjegon se risku që mbajnë mbi vete kompanitë është shumë më i madh në vlerë. Kërkesën e AMF-së për të rikthyer tarifat e mëparshme, ai e sheh si një orientim, por jo detyrim, për sa kohë që tregu është i liberalizuar”, raporton Vizion Plus.
Rruga e Arbrit do të bëhet...Qeveria e ka marrë seriozisht
Mazhoranca aktuale nuk ka se çfarë të ofrojë tjetër për zgjedhjet në Dibër, përveç rrugës së Arbrit. Apk premtimit për ndërtimin e saj. Muharrem Rama, kandidati i koalicionit qeverisës në Dibër, është shoqëruar në takimet në fshatin Grevë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili ka përsëritur premtimin me garancinë se ai ka lejëtë e qeverisë.
Karagjozllëku i AMF-së/Deklaroi se çmimet e sigurimeve i vendos tregu, se do të analizonte, kurse sot kërkon nga kompanitë anullimin e rritjes
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar nga kompanitë e sigurimeve të anulojnë vendimin për rritjen e tarifave të sigurimit për automjetet. Ky është qëndrimi i tretë i kësaj agjencie, pasi ditën e parë u dol me qëndrimin se tregu vetërregullohet. Mandej Autoriteti deklaroi se do të analizonte atë që po ndodhte dhe sot del me kërkesën për ulje.
Vetëm qeveria nuk reagon për oligopolin në sigurime. Konfindustria kërkon ndryshime në legjislacion
Atë që mediat e kanë denoncuar që herët, e konfirmon së fundmi edhe Konfindustria, që është grup interesi i biznesit.
Fjala është për rritjen e sigurimit të makinave që zbulon qartë situatën oligopol në të ashtuquajturin treg të sigurimeve, e për të cilat Konfindustria thotë se nuk ka reagim nga qeveria, pse kompanitë kanë lobuar për heshtjen.