Dhurata e Haxhinastos: Kontrollet teknike për automjetet e transportit ushqimor, do bëhen nga një kompani. Përndryshe gjobë...
Edmond Haxhinasto iku, ose më saktë i vunë dëckën nga Ministria e Transporteve, por në çdo rast duket se një “dhuratë e ka lënë pas. “VizionPlus” raporton për një urdhër të lëshuar nga Haxhinasto, sipas të cilit “automjetet të cilat bëjnë transportin e produkteve ushqimore do ta bëjnë kontrollin teknik të tyre te një kompani tjetër”.
“Pa tender, por vetëm me një urdhër të ish-ministrit të transporteve Edmond Haxhinasto, të datës 3 gusht 2016, Ministri ka urdhëruar emërimin e një kompanie të vetme për të bërë këtë kontroll. Por kjo situatë ka alarmuar tregtarët e ushqimeve, pasi kur janë njohur me listën e tarifave, shumë prej tyre e kanë patur të pamundur të bëjnë kolaudimin. Çmimet që ka vënë kjo firmë variojnë nga 30 deri në 60 mijë lek të rinj për një mjet të vetëm, në një kohë që një firmë mund të ketë mesatarisht 10 deri në 15 të tilla. Shoqata e shqiptare e industrisë së ushqimit, i ka nisur dhe një letër ministrisë ku i kërkon liberalizmin e këtij tregu me më shumë se një kompani, në mënyrë që të ulen tarifat, ndërsa nga ana tjetër i kujton se janë shkelur rregullat pasi ky lloj kolaudimi ligjërisht duhet vetëm për mjetet që eksportojnë produkte jashtë.
Për automjetet e tipit ATP, duhet të kryhet një lloj kontrolli teknik i veçantë nga shoqëria Shpresa.AL e vetmja që e ka këtë të drejtë, brenda datës 01.09.2016, pasi në të kundërt pas kësaj date këto automjete rrezikojnë penalizimin me gjoba që variojnë nga 30.000-80.000 lekë. Thënë këtë, drejtuesve të këtyre mjeteve u është dhënë nga një listë çmimesh në të cilën përcaktohen tarifat e kryerjes së këtij kontrolli sipas kategorive përkatëse të cilat variojnë nga 30.000- 60.000 lekë”, raporton VP.
Kripa e muhabetit që e bën të paharrueshëm Mondin e LSI-së: Urdhri u është komunikuar tregëtarëve apo drejtuesve të autmojeteve nga inspektorët rrugorë dhe ka hyrë në fuqi më 1 shtator.
Add new comment