Ekonomi
Defiçiti i 7 mujorit, shkak mosrealizimi i rentës minerare, TVSH-së dhe të ardhurave të pushtetit vendor
Drejtori i Poltikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, i ftuar në studion e "Tema Tv" ka analizuar treguesit fiskalë të 7 mujorit, të cilat kanë një defiçit prej 2.2 miliardë lekësh. Lera sqaron se ky defiçit nuk është shqetësues dhe ka argumentuar se ai është krijuar nga mosrealizimi i tatimit të rentës minerare, TVSH-së dhe të ardhurave të pushtetit vendor. Shpenzimet e tkurura sipas tij nuk lidhen me faktin se jemi para një viti elektoral.
Kosto të mbivendosura për rrugën Tiranë-Elbasan, 1 miliardë lekë për mirëmbajtjen e tunelit të Krrabës
Rruga Tiranë Elbasan është një nga akset e parashikuara për t'u dhënë me konçesion, por pavarësisht kësaj Ministria r Transportit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar po i mbivendosin kostot para se rruga ti dorëzohet konçesionarit. Rruga është ende e papërfunduar dhe një prej zgjidhjeve ishte dhënia me konçesion me detyrimin që konçesionari të merrte përsipër përfundimin e investimit dhe mirëmbajtjen e tunelit, por ministria ka menduar ndryshe. Të mos e përfundojë rrugën dhe të shpenzojë 1 miliardë lekë për mirëmbajten e tunelit.
Çështja “CEZ”, pushohen hetimet për ministrin Gjiknuri
Prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve për ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka. Burime të konfirmuara i thanë gazetës “Panorama” se Kontrolli i Lartë i Shtetit është njoftuar për vendimin e prokurorit të çështjes dhe po bën përgatitjen e ankimit kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë. Gjiknuri dhe Hiçka u paditën në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me akuzën se me negociatat për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarraveshjeve me kompaninë çeke, CEZ i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh.
Rrugët e lëna përgjysmë dhe një opozitë që zvarritet
Mënyra sesi Partia Demokratike po bën opozitë me një seri deklaratash nga selia, shumica e të cilave janë kthyer në recitime pa vlerë për shkak të shpërdorimit që i bëhet fjalës, zhvlerëson edhe ato problematika serioze që artikulohen nga partia kryesore opozitare.
Sot koordinatori i PD-së, Ervin Salianji denoncoi zvarritjen e punimeve në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, e cila sipas tij është prej 3 vitesh në gjendjen që nisi investimi. Kjo rrugë rrugë nacionale lidh më shumë se 20 mijë banorë të rrethit të Kolonjës me Korçën.
Kërkesa për 8 porte jahtesh në bregdetin shqiptar
Qeveria shqiptare po shqyrton kërkesa për ndërtime të 8 porteve jahtesh. Kështu raporton “TvReport” sipas të cilit kërkesat përqendrohen në segmentin Vlorë-Sarandë.
Video/Grushte mbi policinë bashkiake që merret me tregëtarët ambulantë
Ngjarja ka ndodhur te Medreseja në Tiranë dhe siç shihet tregëtarët nuk janë kursyer mbi kapardisjen e policisë bashkiake që kërkon t'u heqë mallin.
Tenderët, 1700 biznese ankohen për shkelje
Deri në fund të korrikut më shumë se 1700 biznese kanë ankimuar të Komisioni i Prokurimeve Publike, pasi nuk kanë qenë dakord me vendimet që kanë marrë institucionet dhe shoqëritë publike. Numrin më të lartë të ankesave e kanë kryer subjektet e tregtimit të ilaçeve dhe policitë private.
"TemaTv"
Guvernatori gënjeu. Banka e Shqipërisë pranon ekzistencën e raportit të KLSh-së që flet për 21 milionë $ dëme
Para disa ditësh u bë e njohur ekzistenca e një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në zotërim ky edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas të cilit në Bankën e Shqipërisë janë konstatuar 21 milionë dollarë dëm. Kjo u lidh me çështjen Fullani, ish-guvernatori i përfshirë në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve. Fullani doli i pafajshëm, por raporti i KLSH-së flet për 21 milionë dollarë dhe kjo detyron rihapjen e hetimeve si dhe një hetim brenda vetë prokurorisë që nuk ka lëvizur gishtin për këtë gjë.
Prishja e kontratave me HEC–et, investitorët refuzojnë të firmosin me OSHEE-në
Qeveria shqiptare duket se do të ketë një tjetër përballje ligjore me investitorët vendas e të huaj. Një VKM e qeverisë që i detyron konçesionarët në fushën e energjisë së rinovueshme që të prishin kontratat e lidhura me KESH sh.a dhe të nënshkruajnë një kontratë të re me OSHEE kanë ngjallur reagimin e ashpër të Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinoveshme.
Nga 1 janari leje drejtimi edhe me makina me kambio automatike
Një lajm i mirë për gratë dhe të moshuarit. Kursin për të marrë leje drejtimi mund ta bëjnë me makinë me kambio automatike. Kjo do të specifikohet edhe tek patenta që ata marrin. Lehtësia do të fillojë të aplikohet që nga 1 janari 2017.
"TemaTv"