Defiçiti i 7 mujorit, shkak mosrealizimi i rentës minerare, TVSH-së dhe të ardhurave të pushtetit vendor
Drejtori i Poltikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, i ftuar në studion e "Tema Tv" ka analizuar treguesit fiskalë të 7 mujorit, të cilat kanë një defiçit prej 2.2 miliardë lekësh. Lera sqaron se ky defiçit nuk është shqetësues dhe ka argumentuar se ai është krijuar nga mosrealizimi i tatimit të rentës minerare, TVSH-së dhe të ardhurave të pushtetit vendor. Shpenzimet e tkurura sipas tij nuk lidhen me faktin se jemi para një viti elektoral.
I pyetur lidhur me punonjës të tatimeve apo specialistë të Ministrisë së Financave që bëjnë bilance kontabël për bizneset, Lera tha se nuk ka asnjë rast të denoncuar, por janë duke u kryer hetime.
Add new comment