renta minerare
Ndarja e re territoriale nuk jep efekt në rritjen e të ardhurave
Ndarja e re territoriale administrative nuk është shoqëruar me përmirësim të administrimit fiskal, ashtu siç ishin edhe pritshmëritë. Të ardhurat nga pushteti vendor rezultojnë me një mosrealizim prej 1.2 miliardë lekësh për 7 mujorin e këtij viti.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në periudhën janar-gusht, nga pushteti vendor janë mbledhur 9.1 miliardë lekë, nga 10.3 miliardë që ishte planifikimi, me një realizim të planit prej vetëm 88%. Me mosrealizim rezultojnë edhe të ardhurat nga renta minerare raporton Ora News.
Defiçiti i 7 mujorit, shkak mosrealizimi i rentës minerare, TVSH-së dhe të ardhurave të pushtetit vendor
Drejtori i Poltikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, i ftuar në studion e "Tema Tv" ka analizuar treguesit fiskalë të 7 mujorit, të cilat kanë një defiçit prej 2.2 miliardë lekësh. Lera sqaron se ky defiçit nuk është shqetësues dhe ka argumentuar se ai është krijuar nga mosrealizimi i tatimit të rentës minerare, TVSH-së dhe të ardhurave të pushtetit vendor. Shpenzimet e tkurura sipas tij nuk lidhen me faktin se jemi para një viti elektoral.