Rrugët e lëna përgjysmë dhe një opozitë që zvarritet

Postuar në 14 Gusht, 2016 19:00

Mënyra sesi Partia Demokratike po bën opozitë me një seri deklaratash nga selia, shumica e të cilave janë kthyer në recitime pa vlerë për shkak të shpërdorimit që i bëhet fjalës, zhvlerëson edhe ato problematika serioze që artikulohen nga partia kryesore opozitare.

Sot koordinatori i PD-së, Ervin Salianji denoncoi zvarritjen e punimeve në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, e cila sipas tij është prej 3 vitesh në gjendjen që nisi investimi. Kjo rrugë  rrugë nacionale lidh më shumë se 20 mijë banorë të rrethit të Kolonjës me Korçën.

Kryetari i Partisë Demokratike të Ersekës, Viktor Dura tha se "mungesa e rrugës ka shkatërruar ekonominë e banorëve".  Edhe politikisht një deklaratë e till qëndron dhe nuk është e ekzagjeruar, ndryshe nga shumë të tjera që vijnë nga selia e PD-së. Shembulli më tipik i mungesës së investimeve në infrastrukturë është rruga Tiranë-Elbasan, në të cilën që prej 3 vitesh nuk është hedhur asnjë metër asfalt, ndonëse është një prej investimeve më të mëdha strategjike që është bërë në Shqipëri. 

Qeveritë ndryshojnë dhe nga prioritetet dhe mbase për mazhorancën e majtë rrugët nuk janë prioritet dhe ndoshta qytetarët e Elbasanit do i vinin akoma vërdallë Krrabës nëse qeveria e kaluar nuk do kishte ndërmarrë një investime të tillë. Të paktën qeveria aktuale duhet të kishte mbyllur investimin përpara se të hidhte para për stadiume në 3 qytete.

Eshtë e vërtetë që dy qeveritë kanë prioritete të ndryshme, por po aq e vërtetë është se kanë një të përbashkët, ministrat e LSI-së, të cilët nuk preken nga opozita, e cila ecën me paramendimin, ku i dihet si vijnë punët nesër.  Opozita nuk e ka gabim kur denoncon zvarritjen e punimeve në rrugë, por që të jetë më e besueshme dhe denoncimet e saj të kenë ndikim në opinionin publik duhet që edhe vetë të mos zvarritet me shpresën te LSI.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.