Ekonomi

Investime energjetike në bregdetin e Palasës, aty ku rastësisht po ndërtohet edhe një kompleks turistik

Postuar në 31 Korrik, 2016 11:05

Ministria e Energjisë njoftoi se ka ndërmarrë investime të rëndësishme në bregdetin e jugut për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike. Investimet janë përqëndruar në zonën mes Himarës dhe Palasës. Ministria e Energjisë raporton se në Himarë është montuar nënstacioni ri i lëvizshëm (portabël) investim ky 200 milionë lekë.  Ky nënstacion  do te furnizojë me energji qytetin e Himarës, Qeparoin dhe zonën Dhërmi-Palasë dhe sipas shpjegimit të ministrisë  rrit në maksimum sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike.

Autostrada Tiranë-Elbasan, shtyhet projekti

Postuar në 30 Korrik, 2016 16:16

Ministri i Transporteve ka inspektuar punimet në rrugën Tiranë-Elbasan dhe ka pranuar problematikat që janë hasur në këtë projekt. Ministri Haxhinasto sqaroi se në bashkëpunim edhe me “Bankën Islamike”, është rënë dakort për një shtyrje të projektit dhe rritje të financimit të tij, për të akomoduar të gjithë ndryshimet në projekt.

IFC: Tarifa për Rrrugën e Kombit reflekton kostot e mirëmbajtjes

Postuar në 30 Korrik, 2016 09:53

Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC ka dhënë sqarimin e saj për debatin e lindur në lidhje me koncesionin e Autostradës Milot-Morinë. Sipas saj, tarifa e parashikuar reflekton kostot e mirëmbajtjes së rrugës, nivelin e jetesës së popullsisë dhe është më e ulët se mesataret e rajonit.

Buxheti i rishikuar i qeverisë, fondet shkojnë për Unazën e Madhe të Tiranës

Postuar në 29 Korrik, 2016 23:17

Ministria e Financave pothuajse ka pwrmbyllur rishikimin e buxhetit, dhe pritet që së shpejti ta çojë në qeveri. Financat konfirmojnë se nuk do të ketë ndryshime në planin e të ardhurave, pasi objektivi mbetet arkëtimi  i 419 miliardë lekëve, aq sa ishte planifikuar në fillim të vitit. Edhe shpenzimet parashikohet të mos shënojnë tkurrje në vlerë. Por, Ministria e Fianancave pranon se do të ketë ndërhyrje në shpenzime përmes rialokimit të fondeve dhe një ekuilibrimi të investimeve.

Koncesionet, 6% e PBB-së. "Petrolifera", rekord fitimesh. Me humbje, pullat fiskale dhe markimi i karburanteve

Postuar në 29 Korrik, 2016 15:57

Petrolifera, Tirana Airport Partners dhe pasaportat janë tre koncesionet me më shumë fitim në Shqipëri. Sipas një raportimi të Top-Channel, norma e fitimit të tyre është mbi normalen, teksa koncesioni i parë arkëton 52% fitim, ndërsa dy koncesionet e tjera, përkatësisht 33% dhe 39%.
Në total koncesionet janë investimet më fitimprurëse në vend, që do të thotë kapitalizim i shërbimeve publike përmes një menaxhimi të privatit. Përfundimi: fitime marramendëse, por edhe kosto për qytetarët në disa raste.

Treguesit që sipas PD jemi në krizë

Postuar në 29 Korrik, 2016 11:32

Kryetari Partisë Demokratike ka publikuar shifra që që sipas tij tregojnë krizën e ekonomisë. Deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% me i lartë sesa në qershor 2015. Eksportet 6.4% më të ulëta se një vit më parë. Importet në qershor 2016, rezultojnë 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës. Ndërsa në nivel 6 mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar - qershor 2015. Fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave.

Koncesioni i rrugës Durrës-Kukës, shqiptarët do të paguajnë 175.2 milionë € më shumë sesa oferta e dytë

Postuar në 28 Korrik, 2016 19:56

Kompania turke “Vendeka Bilgi”, fituese e koncesionit për rrugën Durrës-Kukës, do të arkëtojë për 30 vite 596.1 milionë euro, kryesisht nga tarifat ndaj automjeteve. Por ky nuk është problemi. Sipas Top-Channel, shifra është 175.2 milionë euro më e lartë sesa ajo e ofruar nga bashkimi i kompanive të renditura në vend të dytë, çka ngre realisht dyshime për arsyen pse u përzgjodh fituese kompania turke. “Por çmimi nuk është dyshimi i vetëm i tenderit. Edhe procedurat pas tij ngrenë pikëpyetje.

Blerjet online, 75% në vlerë 100 euro. Konkurencë e pandershme me 100 euro?!

Postuar në 28 Korrik, 2016 13:25

Ministria e Financave arsyetoi dje përmes ministrit Arben Ahmetaj se arsyeja për të ulur kufirin e tatueshëm për blerjet online është shmangia e konkurencës së pandershme. Pasi shumë tregëtarëvtë vegjël ndjekin këtë praktikë për të futur në treg mallra me vlerë të vogël, duke dëmtuar tregëtarët që paguajnë rregullisht detyrimet. Por sipas revistës “Monitor”, Posta Shqiptare raporton se 75% e pakove kanë vlerë 100 euro. A bëhet tregëti me 100 euro?

Qëllimi pas ritarifimit të blerjeve online: “Mbrojmë tregëtinë nga konkurenca e pandershme”

Postuar në 28 Korrik, 2016 10:43

Vendimi i qeverisë shqiptare për të ulur kufirin e patatueshëm të blerjeve online në 22 euro ka provokuar një debat në mbledhjen e djeshme. Ai zbardhet nga gazeta “Panorama” dhe provon se halli i Ministrisë së Financave nuk është aspak rritja e të ardhurave, por sepse është cenuar konkurenca e ndershme. Ahmetaj ka debatuar me Manjanin, ministër i Drejtësisë dhe shihet se ndonëse argumentet e tij, teorikisht qëndrojnë, për asnjë çast ministri nuk vlerëson tek blerjet online një rrugë me më pak kosto për qytetarë që nuk janë të gjithë tregëtarë dhe që nuk kanë ofertë në vendin e tyre.

Dy investime strategjike për qeverinë Rama

Postuar në 28 Korrik, 2016 05:16

Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave u vendos që të jepen dy zona plazhi në përdorim për 20 vite bazuar mbi ligjin e investimeve strategjike të kaluar në Kuvend gjatë vitit 2015. Bëhet fjalë për dy ndër rastet e para të aplikimit të këtij ligji. Kujtojmë që ligji u kalua me njëfarë urgjence vitin e kaluar sepse mendohej se do të plotësonte një boshllëk në legjislacionin vendas krahasuar me vendet fqinje.  Maqedonia, Mali i zi si dhe Serbia kanë përfituar nga investime të huaja direkte në vlera të konsiderueshme gjatë viteve të fundit.

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi