Treguesit që sipas PD jemi në krizë
Kryetari Partisë Demokratike ka publikuar shifra që që sipas tij tregojnë krizën e ekonomisë. Deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% me i lartë sesa në qershor 2015. Eksportet 6.4% më të ulëta se një vit më parë. Importet në qershor 2016, rezultojnë 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës. Ndërsa në nivel 6 mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar - qershor 2015. Fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave.
Nasha thotë se kjo është vepra e vërtetë e keqqeverisjes se Edi Ramës prandaj ai rreket me çdo çmim ta heqë debatin nga hallet e vërteta të njerëzve me llomotitjet e konfliktit politik.
Add new comment