IFC: Tarifa për Rrrugën e Kombit reflekton kostot e mirëmbajtjes

Postuar në 30 Korrik, 2016 09:53

Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC ka dhënë sqarimin e saj për debatin e lindur në lidhje me koncesionin e Autostradës Milot-Morinë. Sipas saj, tarifa e parashikuar reflekton kostot e mirëmbajtjes së rrugës, nivelin e jetesës së popullsisë dhe është më e ulët se mesataret e rajonit.
"Niveli i tarifës është përcaktuar në bazë të kostove të rehabilitimit të rrugës, si dhe kostove të mirëmbajtjes dhe operimit të autostradës. Autostrada Milot-Morinë është një infrastrukturë shumë komplekse. Për shkak të një terreni shumë të vështirë malor, Autostrada përfshin tunelin më të gjatë në rajonin e Evropës Juglindore, ura të shumta, prerje dhe argjinatura. Prandaj, natyra e autostradës e bën atë relativisht të shtrenjtë për shfrytëzim dhe mirëmbajtje, veçanërisht krahasuar me autostradat në vendet e tjera të rajonit, të cilat janë ndërtuar shpesh në terrene të sheshta ose vetëm kodrinore"-thuhet në reagimin e IFC.
Konsulenti thotë se Tarifa do të paguhet vetëm në një pikë, në tunelin e Thirrës, me qëllim që të sigurohet që kryesisht udhëtuesit e distancave të gjata të paguajnë tarifën, ndërkohë që banorët lokalë të cilët bëjnë udhëtime të shkurtra do të vazhdojnë të përdorin autostradën falas. Gjithashtu do të ketë një skemë zbritjeje në tarifë për përdoruesit e shpeshtë, ku drejtuesit e mjeteve të cilët do ta përdorin autostradën më shpesh do të kenë ulje, gjë që do të jetë një përfitim për bizneset shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.