Koncesioni i rrugës Durrës-Kukës, shqiptarët do të paguajnë 175.2 milionë € më shumë sesa oferta e dytë

Postuar në 28 Korrik, 2016 19:56

Kompania turke “Vendeka Bilgi”, fituese e koncesionit për rrugën Durrës-Kukës, do të arkëtojë për 30 vite 596.1 milionë euro, kryesisht nga tarifat ndaj automjeteve. Por ky nuk është problemi. Sipas Top-Channel, shifra është 175.2 milionë euro më e lartë sesa ajo e ofruar nga bashkimi i kompanive të renditura në vend të dytë, çka ngre realisht dyshime për arsyen pse u përzgjodh fituese kompania turke. “Por çmimi nuk është dyshimi i vetëm i tenderit. Edhe procedurat pas tij ngrenë pikëpyetje. Në vendimin numër 634 të Këshillit të Ministrave përcaktohet se, çdo ofertues ka të drejtë të ankimojë tenderin brenda një afati 5-ditor nga data e publikimit të fituesit. Por, edhe pse afati po përfundon, Ministria e Transporteve ende nuk e ka publikuar vendimin zyrtarisht, as në faqen e saj dhe as në atë të Agjencisë së Prokurimeve Publike, duke mos lejuar kështu ankimimin e tij”, raporton TCH. Një histori që duhet thënë se nuk nis e mbaron në zyrën e Edmond Haxhinastos, pasi ngjan diçka më e madhe.

P.S Jemi kuriozë të dimë ç'mendim kanë ambasadorët Lu e Vlahutin për këto histori të suksesshme shqiptare. P.sh. a janë këto histori rrjedhojë e reformës në drejtësi? Na është thënë shpesh që reforma do sjellë investime. Për këto soj investimesh e ka pasur fjalën ambasadori gjerman për shembull?

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E ç'ë pastaj, ku pyesim ne tashti qe kemi reformen ne drejtesi dhe te korruptuarit do te shkojne ne burg? Perpara per vjedhje te reja nen mbrojtjen e reformes per drejtesi.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po keshtu eshte kur hyjne ne tender per vepra te tilla madhore kompani qe s'kane asnje te kaluar ne ndertim, mirembajtje apo shfrytezim rrugesh. Keshtu eshte kur hyjne ne tender pronare te karburantit pa pike lidhje, japin cmim anapulla dhe nuk plotesojne kushtet teknike per kualifikim. C'ka ketu per tu habitur?

Submitted by Gjigandi (not verified) on

Kudo ku ka drejtues te LSI-se, si Ministra, zv.ministra, drejtore drejtorie, etj, etj, ndodhin vjedhje te kalibrit te rende, mbasi kane "urdher" te vjedhin sa me shume per aresye se po vijne zgjedhjet dhe duhen para.
Kudo ku drejton LSI, bie ere nevojtore.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Gjithe Rilindja vjen vetem era nevojtore. Zotrote i paske hundet shume selektive se mutit te PS nuk ia degjoke eren.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ata te PS-se ne fakt vjedhin me pak. Gjiknuri, Ahmetaj e Beqaj hic nuk jane perfolur. Ato koncesionet Zamirit nuk ja ka dhene Ministria e Energjitikes, Ahmetaj hic nuk ndryshoi kodin tatimor per te, apo skandalin ne portin e Karpenit hic nuk po e ben Milva Ekonomi. Saimir Tahiri hic nuk perflitet per lidhje me trafikant droge, e Erion Veliaj hic nuk po jep leje ndertimi per oligarket e partise.

Eshte icik budallik me vazhdu kete dallim PS-LSI ne vjedhje kur jane fiks njesoj, aq me teper qe projektet e rrugeve nuk kane qene ne fokusin e kesaj qeverie.

Per me teper, Haxhinasto ka kohe qe eshte me afer me Ramen se sa me Meten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.