57 milionë $ detyrime ndaj Bankers, qeveria do të negociojë zgjatjen e afatit të shlyerjes

Postuar në 31 Gusht, 2016 19:04

Qeveria shqiptare do të kërkojë zgjatje të afatit për shlyerjen e faturës tatimore ndaj Bankers Petroleum. Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar sot për Top-Channel se shlyerja e 57 milionë dollarësh nuk ndikon në buxhet.

“Me kompaninë do të hyjmë në negociata për ta zgjatur në një vit e gjysmë ose dy, kthimin e vlerave të krijuara”, deklaroi Ahmetaj.
Sipas tij ekonomia është në ditë të mira dhe qeveria premton uljen e borxhit pas shumë kohësh.
“Të dhënat janë shumë pozitive, duke filluar që nga kreditimi për koorporatat. Ka një rritje të ndjeshme dhe të konsiderueshme të kredisë për konsum, që është reflektuar edhe në rritjen gjatë 3 tremujore radhazi të konsumit”, shtoi më tej Ahmetaj.

Comments

Submitted by CCC (not verified) on

O Zot, cfare behet ne kete vend.
KAM FILLUAR TE DYSHOJ NE EKZISTENCEN TENDE, OSE NE SI KOMB TE KEMI SHKELUR RENDE NE KALLO.
Nese eshte kjo e dyta, te lutem na trego, qe ta korigjojme e se bashku te RIPJELLIM EDHE NJE HERE KETE VEND

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.