negociimi
Presidenti ofrohet për negociimin e krizës politike
Në një intervistë për RTSh-në, Presidenti I Republikës Ilir Meta, ka nënvizuar dy gjëra: së pari se djegia e mandateve nga opozita është marrëzi dhe së dyti se kriza i ka rrënjët në vitin 2008 dhe ndryshimet kushtetuese të atij viti.
Në thelb kreu I shtetit ka ofruar opsionin e negociimit të krizës aktuale duke sugjeruar në këtë mënyrë se faktori ndërkombëtar nuk duhet të ketë më rolin që ka patur dikur në kësi çështjesh.
Konflikti kroato - slloven, si precedent për delimitimin e ujërave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë
Prej disa ditësh në media është publikuar lajmi mbi vendimin e Gjykatës së Hagës për kufirin kroato-slloven që i jep të drejtë Sllovenisë për këtë çështje. Kroacia nuk e ka pranuar këtë vendin duke u tërhequr nga Gjykata dhe duke krijuar një precedent shumë delikat brenda hapësirës së BE-së. Sot Deutsche Welle, agjencia shtetërore gjermane, e sjell në vëmendje këtë temë duke cituar nënkryetarin e Parë të Komisionit Europian, holandezin Frans Timermans, i cili bën thirrje që të vendimi të pranohet.
Ilir Meta, faktori kryesor në nxitjen e mëtejshme të krizës
Takimi i drejtuesve të koalicionit qeverisës ka përfunduar ashtu siç dinë t'i përfundojnë punët personat Edi Rama dhe Ilir Meta: përgjysmë. Pa një qëndrim për konfirmimin ose jo të koalicionit, kreu i LSI-së ka dalë nga takimi me oksigjenin e nevojshëm për të vijuar të minojë stabilitetin politik në emër të ambicies së tij që është e qartë: marrjen e karriges së kryeministrit. Ai ka deklaruar se çështja e koalicionit nuk është më e rëndësishmja, por në kuadër të nevojës për dialog, drejtuesit e mazhorancës kanë rënë dakord siç tha ai për:
57 milionë $ detyrime ndaj Bankers, qeveria do të negociojë zgjatjen e afatit të shlyerjes
Qeveria shqiptare do të kërkojë zgjatje të afatit për shlyerjen e faturës tatimore ndaj Bankers Petroleum. Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar sot për Top-Channel se shlyerja e 57 milionë dollarësh nuk ndikon në buxhet.
Kryeministri pranon negociatat, por vendos një kusht të vetin të panegociueshëm. LSI: Për kërkesat e PD-së mund të gjendet zgjidhje
Pas disa takimeve të zhvilluara ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama ka dalë me një deklaratë për ecurinë e negociatave për reformën në drejtësi. Rama ka rihapur mundësinë e dialogut që u duk sikur mori fund në seancën e fundit plenare. “S’dua të përjashtoj deri në minutën e fundit mundësinë e një zgjidhjeje që përfshin opozitën në këtë reformë. Nuk ka qenë qëllim i hartuesve të draftit të përjashtojnë opozitën nga vendimmarrja. Kemi punuar dhe po punojmë edhe tani për një zgjidhje dhe nevojën për përfshrje substanciale të opozitës në zbatimin e reformës.
Kriza e refugjatëve si mundësi e Shqipërisë për raportet me Greqinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se Shqipëria nuk do të hapë kufijtë për refugjatët sirianë, pasi nuk ka delirin se e vetme mund të shpëtojë botën. Megjithatë, ajo çka nuk tha kryeministri janë bisedimet që po zhvillohen mes Tiranës dhe Athinës për strehimin e 10 mijë refugjatëve në Shqipëri.
Praktikat e pazakonshme të OSHEE-së dhe një Ent Rregullator që ngre supet
Drejtuesja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati ka përsëritur sot kërkesën që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, t’i japë fund praktikës së deritanishme të tenderave të energjisë. Kjo praktikë qëndron jashtë ligjit për prokurimet dhe ndjek këtë logjikë: OSHEE merr fillimisht ofertat nga tregtarët privatë dhe pas tenderit hyn në negociata individuale me secilin prej tyre. Diçka krejt origjinale, por që ka sjellë ankesa nga tregëtarët.