Komedia me emrin AMF – tërheq urdhërin për anulimin e rritjes së tarifave. U bind nga ekspertët e kompanive

Postuar në 01 Shtator, 2016 11:49

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vijon për të disatën ditë që të ofrojë komedinë ku gjallojnë institucionet shqiptare. Autoriteti ka tërhequr urdhrin, apo rekomandimin për anullimin e vendimit të kompanive të sigurimit për të rritur tarifën e sigurimit për automjetet.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka tërhequr urdhrin për anulimin e rritjes së çmimit të siguracioneve, vetëm një ditë pasi e ka dërguar atë te 8 shoqëritë e sigurimeve. Drejtuesit e këtyre të fundit, duket se kanë bindur institucionin për të mbajtur në fuqi çmimet e rritura me 20 për qind. Në një takim që kanë zhvilluar dje ekspertët e të dy palëve, të AMF-së dhe të shoqërive, duket se këta të fundit kanë pasur argumente bindëse jo vetëm për të justifikuar rritjen, por edhe për të operuar në vijim me çmimet e rritura në masën 3000 lekë. Nga raportet e paraqitura nga kompanitë e sigurimeve, ekspertët e AMF-së kanë arritur të kuptojnë se në fakt çmimet e reja janë më të ulëta se ato të llogaritura nga vetë AMF”, raporton “Shekulli”.

http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=486083&banesat-rastet-e-rivlere...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.