Nxjerrja e kartëmonedhave nga tregu, Prokuroria nis hetimin ndaj Bankës së Shqipërisë
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për nxjerrjen e kartëmonedhave nga tregu do të jetë bazë për hetim penal nga Prokuroria e Përgjithshme. “Vizion Plus” raporton sot se Prokuroria ka marrë një kallëzim nga KLSH dhe pritet që të marrë në pyetje drejtuesit e Bankës së Shqipërisë në vitet 2010-2014.
“Burime pranë organit te akuzës, thanë se hetimet nisën pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për mënyrën se si Banka e Shqipërisë ka bërë nxjerrjen nga tregu të kartëmonedhave nga viti 2010 deri në vitin 2014, kohë në të cilën guvernator ka qenë Ardian Fullani. KLSH pretendon në një raport se bankat e nivelit të dytë ja kanë blerë qytetarëve këto kartëmonedha me 80 perqind të vlerës së tyre, ndërsa Banka e Shqipërisë ia ka blerë këtyre bankave këto kartëmonedha, me 100 përqind të vlerës së tyre. Diferenca prej 20 përqind thotë KLSH në kallëzim është përfituar në mënyrë të paligjshme nga bankat.
Për dëmin e shkaktuar i cili përllogaritet rreth 4 milionë euro, Prokuroria e ka regjistruar kallëzimin me akuzën e shpërdorimit të detyrës”, raporton VP.
Add new comment