Në pikëpyetje shitja e Bankers te kinezët e Geo-Jade Petroleum
Shitja e Bankers Petroleum te kinezët rrezikon të dështojë. Kompania kanadeze njoftoi se është finalizuar nj shtyrje e transaksionit të koorporatës tek degëte Geo-Jade Petroleum Corporation nëv azhdimësi të marrëveshjes që daton më 19 Mars, 2016. Marrëveshja parashikonte që Geo-Jade të blinte të gjitha aksionet e Bankers përmes degëve të saj me njëçmim prej C$2.20.
Përfundimi i transaksionit mbetet ende subjekti miratimit nga Administrata Shtetërore Kineze e KëmbimitValutor (SAFE). Afati i miratimit nga RepublikaPopullore e Kinës është shtyrë për në 30 Shtator 2016. Kundrejt kësaj shtyrje, Geo-Jade ka rënë dakord (që në 29 Korrik 2016, data e amendimit të marrëveshjes) se nëse SAFE nuk e miraton marrëveshjen deri më 30 Shtator, 2016 Bankers ka të drejtë të marrë US$ 20 Milionë si tarifë terminimi nëse Bankers vendos të mbyllë marrëveshjen si pasojë e mosmiratimit.
Ndërkohë, palët kanë rënë dakord për të shtyrë afatin e fundit për transaksionin deri në 31 Tetor, 2016 për të patur kohën e nevojshm e për të mbyllur këtë proces, por në rrethana të caktuara ky afat mund të shkurtohet në 30 Shtator 2016. Me përfundimin e suksesshëm të transaksionit, aksionet e Bankers nuk do të tregtohen më në bursën e Torontos dhe të Londrës. Transkaksioni në fjalë u prezantua edhe nga kryeministri Rama si një sukses i ekonmomisë shqiptare në thithjen e investimeve të huaja.
Add new comment