Billboard
Një shkencë që na sheh si Fremenë
Pandemia, klima, ngrohja globale, luftërat, rendi ndërkombëtar në krizë. E me këto të gjitha kinemaja e filmave apokaliptikë dhe postapokaliptikë. Narrativa globale po ndërton një distopi të pashmangshme që po e vendos njeriun në krizë të thellë besimi për aftësitë e tij dhe për arritjet e deritanishme. Po e afron fundin jo në kuadër të milenarizmit, pra të besimit fetar se korrigjimi vjen me asgjësimin, por me litaninë e tregimit të përditshëm të shenjave dhe ngjarjeve që vetëdenoncojnë qytetërimin.
Gjithë pushtetin eunukëve!
Yuri Kim ka bërë lajm sot me një deklaratë të vetën pas një takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Pas takimit ajo foli thuajse me emër kundër ish-kryeministrit Sali Berisha duke kërkuar në mënyrë ultimative që PD-ja të shkëputet prej tij:
Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryetarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje.
Gallata cinike e progresit
Kryeministri Edi Rama ka paraqitur sot një lloj recete për gatimin e mandatit të tretë qeverisës që është atipik si realizim politik për shumë politikanë. Në një komunikim me ish-kryeministrin grek, Georges Papandreu, gjatë një aktiviteti në Athinë, z. Rama ndër te tjera tha:
Një simbol ambiguiteti
Parlamenti i Shqipërisë ka celebruar sot me lule dhe fjalë të përmalluara largimin nga skena politike të Gramoz Ruçit. Një politikan ndër më të vjetrit e politikës, që diti të paktën të izolojë mëkatet e trashëgimisë së vet duke qëndruar formalisht jashtë ekzekutivit. Pozicioni i kryetarit të Parlamentit, iu dha z. Ruçi nga z. Rama si dhuratë e denjë pensionimi, çka edhe na kujton se klasa e tanishme politike është e vendosur ta mbrojë investimin e vet, edhe pse në vazhdimësi bën thirrje dhe premton reforma revolucionarizuese.
A e ka minuar Sali Berisha demokratizimin e Partisë Socialiste?
Sali Berisha ka minuar demokracinë në Shqipëri. Kjo akuzë e hedhur dhe rihedhur pafundësisht në këto 30 vjet aktualizohet së fundmi nga një damkë amerikane mbi ish-kryeministrin e shpallur non grata. Sesi e qysh ky individ ka minuar demokracinë, ne këtë vështirë se do ta marrim vesh ndonjëherë, ndonëse ai ka vepruar kundër demokratizimit po aq sa çdo shqiptar që ka mentalitet antidemokratik, që është cinik me arritjet e tjetrit, që refuzon të falë. Kuptohet e shumëzuar kjo me pushtetin që z. Berisha ka patur bëhet e qartë masa e dëmit teorik.
Jo thjesht Nuk Bëhemi, ndoshta Nuk Bëjmë
Opozita ka vënë një objektiv shumë ambicioz: të tejkalojë veten. Ajo po deklaron se zgjedhjet janë blerë dhe se ajo do të përpiqet ta faktojë këtë. Mandej do të kërkojë rivlerësim mandatesh. Me këtë tezë PD-ja synon të justifikojë qenien në krye të z. Lulzim Basha dhe mandej të thotë se nuk humbi. Madje u cenua demokracia.
Ta lexojmë saktë: Edi Ramën nuk e mund dot Lulzim Basha!
Siç mund të pritej, fitorja e socialistëve në zgjedhje ka procokuar orgazmën e zakonshme të shumëkujt që status quonë e ka garanci personale. Në media po dalin gjithfarë njerëzish që i thurin lavde Edi Ramës, babaxhanit të kësaj gjendjeje në vend, të këtij amoku që po bëhet i padurueshëm.
Ti qofsh që nuk je në një Listë!
Le të mendojmë për një çast se çfarë gjërash serioze bëri opozita në 8 vjet. Sido që ta kapësh, janë vetëm tre episode që i shërbejnë interesit publik: dekriminalizimi si nismë ligjore megjithë problemet e veta, djegia e mandateve si akt moralisht dhe politikisht i paqortueshëm qoftë edhe duke parë koston për vetë opozitën dhe evidentimi i fitimeve të biznesmenit Carlo Bollino me firma IT.
Nuk është çudi që në Tiranë të nisin të flasin për Kosovën e Madhe
Nuk ka ditë që në mediat pranë qeverisë aktuale të Shqipërisë të mos merret në shqyrtim Albin Kurti dhe lëvizjet e tij politike. Shqetësim kryesor përbën përfshirja në fushatë e Vetëvendosjes, për të cilën pushteti i Tiranës nuk ka se çfarë të thotë. E ka dënuar me heshtjen që shurdhon duke lënë ustallarët e cyleve* mediatike që të lëshohen e të qëmtojnë problemin Vetëvendosje në Shqipëri.
Fundja i meritoka 110 mln €. Ua mbylli buçen të gjithëve
Çështja “Becchetti “ po hyn në një hulli cinike me keqtrajtimin publik që të bën të dyshosh se në kazanin e parasë dhe intersave janë zhytur të gjithë.
Së pari, kryeministri i vendit, është fshehur. Nuk po flet. Ai është parë sot duke bërë kllounin në Përmet me motorin e nje turisti. Nuk ka folur personi, fjalët e të cilit u përdorën si argument në vendimin që dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro.