Billboard

Shqipëri Lapidarësh

Postuar në 17 Shtator, 2024 16:55

 

Këtu vetëm një kaziono mund të bësh. Nuk ke çfarë bën tjetër!

Fjalinë e dëgjova nga një grup prej tre të rinjsh, dy djem dhe një vajzë, duke dalë nga ajo që në Durrës njihet si Vila e Zogut. Është një pikë tërheqëse për shumëkënd dhe është ndërtuar sipas "parimit arkitektonik" italian, që kap kryesisht pikat e larta.

Të gjithë janë si Saliu!

Postuar në 16 Shtator, 2024 09:31

 

Ka nje entuziazëm të madh në media pranë qeverisë për të ashtuquajturën dosje e SPAK të Berishës dhe dhëndrit të tij, Malltezi. Flitet për përfitime tokash, kalime parash, ndikim politik e kështu me radhë. E besueshme është. Ndonëse pushteti i Sali Berishës nuk u identifikua as me kullat dhe as me ndërtimin. 

Është e kuptueshme që rrjedhja e dosjes është edhe një mjet për të çmobilizuar deri në fund detashmentin protestues të PD-së, ndoshta edhe për efekt elektoral, por edhe sepse pushtetit i pëlqen qetësia. Nuk ka më nevojë për opozitën si diversion. 

A(o)ksidental!

Postuar në 15 Shtator, 2024 17:59

 

Duket se Beogradi po ndjek tashmë – i detyruar ndoshta – një politikë të dyfishtë në raportet ndërkombëtare.

Hetimet e SPAK si lakmues për rolin e vërtetë të medias në këtë vend

Postuar në 11 Shtator, 2024 10:03

SPAK bëri me dije se akuzat janë njoftuar të martën.  “Sot kanë përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 189, i vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Jorgo Goro, të cilit i është komunikuar akuza për veprat penale: shpërdorimi i detyrës, kryer 2 herë në bashkëpunimin, dhe Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publike. 

Koha për fëmijë me emrin Prezumim apo Prezumime

Postuar në 10 Shtator, 2024 20:51

 

Afresku i Tranzicionit të cilit i mungon Ikona

Postuar në 31 Gusht, 2024 00:14

 

Një mënyrë për të lexuar vërtetësinë e raportit të brendshëm të një subjekti me mjedisin ku ai është protagonist, është ta shohësh pa e dëgjuar. Rastisi që në një televizion informativ transmetohej aktiviteti i Pragës ku mori pjesë edhe z. Rama, fjala e të cilit po jepej. Pa zë, sepse televizori ishte në një bar. 

Republika e Lapërdhive

Postuar në 01 Gusht, 2024 18:45

 

Qarkullon në rrjetet sociale një video e shkurtër e një diskutimi – nëse quhen të tilla këto – në studion e “Të Paekspozuarit”. Ylli Rakipi, moderatori i këtij emisioni, duke dashur të ilustrojë se në këtë vend çdo gjë është e kapur, solli si shembull koqet e dashit. Që sipas rrëfenjës së një plaku të mençur, i cili iu kujtua Rakipit në atë çast, provojnë se asgjë nuk është e pavarur.

Ja, edhe ato tunden lirshëm e duken fare të pavarura, por po të ulësh kokën poshtë, e sheh se ato diku varen.

Turizmi është edhe çështje sjelljeje

Postuar në 21 Korrik, 2024 15:48

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka nisur dhe madje ka autorizuar një lloj fushate unike për turizmin shqiptar. Apo më mirë për sezonin veror në Shqipëri.

Sipas tij dhe njerëzve që ka emëruar nëpër institucione, kritikat e ngritura ndaj shërbimeve të operatorëve turistikë si dhe evidentimi i rënies së numrit të turistëve këtë vit, janë në vetvete një fushatë e sponsorizuar nga jashtë për shkaqe të asaj që quhet lufta ekonomike.

Besëlidhja e hajnisë

Postuar në 26 Qershor, 2024 00:31

 

Jemi dëshmitarë të një kohe që ka shumë fjalë, por edhe të papritura. Ta zëmë nuk ka ndodhur më parë që disa  ministri dhe ish-ministra janë nën hetim: te Mbrojtja, Shëndetësia, Infrastruktura. Bashkia e Tiranës duket se ka vetëm godinën legjitime, presidenti është qytetar nderi i eskortës me të cilën lëviz, ish-presidenti po arratiset nga vetvetja, ish-ministri i Brendshëm është tashmë daja e procedimit penal përballë rulave që po nisin rrugën. 

Dialekti i "intelektualëve" përballë faktit penal të Aleancës së Drejtorëve

Postuar në 11 Maj, 2024 14:14

 

Shkruan sot, apo dje(pardje ndoshta, parapardje...)Fatos Tarifa. Shkruan z. Tarifa për "Aleancat e Dështuara kundër Tiranës" dhe fjalën e ka për organizimet politike kundër Erjon Veliajt, Bashkisë. Sepse për z. Tarifa, Tirana është kryetari i Bashkisë, socialist – ky është kryefakti në të vërtetë – dhe në leximin e tij si intelektual – sepse z. Tarifa thotë shpesh që është i tillë – veprimet e ndërmarra deri më tani shkojnë kundër zhvillimit, modernizimit.

Pages

Subscribe to RSS - Billboard