Mizat e Mutit si pakicë e zhurmshme
Erjon Veliaj është thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Ka dëshmuar për pesë orë. Pasi e shtyu disa herë lajmin e dalë se ai do të thirrej, shtetasi në fjalë ka bërë atë që i shkon më shumë: doli nga SPAK dhe e mbajti mbyllur buçen.
Ka llapur shumë dhe gjatë kjo qelbësirë e jetës publike. Shqipja e tij e nekrotizuar në fraza bajate i ka shërbyer vetëm pozave të pamundshme për një anatomi politike aq rakitike. Në fund, atë buçe e ka mbyllur e vërteta që ndryhet nëpër dosje penale, pavarësisht sa mirë apo saktë gjenerojnë akuza penale ato.
Shtetasi në fjalë aktualisht ka statusin e qytetarit të lirë, të kryetarit të Bashkisë. Kjo larvë politike vazhdon vendos, firmos, mbledh e urdhëron. Kjo kandërr ende frymon oksigjenin publik, qëndron ende sipër edhe pse është një abses që duhet shtypur me presë dhe do djegur me fitil që vatra të mos infektojë më tej.
Mua më erdhi keq me thënë të drejtën-, tha dikush një ditë pasi fantazma doli nga SPAK. Nuk dihet nëse këtë keqardhje e sugjeron ndonjë frikë e brendshme, apo ne nuk kemi stomak për drejtësi? E quajmë këtë vetëm një moment hakmarrjeje përmes poshtërimit publik dhe jo dënimit procedurial?
Mbi këtë keqardhje të qelbur nga frika ka nisur të llapet nga apologjetë të përjetshëm të Erjon Veliajt, të cilët po flasin për padrejtësi, për shkelje të drejtash, për deficit në procedurë. Rikujtojmë: nuk ka ende një akuzë. Mos vallë këta dinë gjë? U është thënë që llapni tani të godasim sa të godasim?
Këto miza muti janë një pakicë e zhurmshme apo jo? Përkundrejt shumicës së heshtur që gëzon me të drejtë për rënien e një qelbësire. Terma këto që nuk i kemi shtënë në punë ne, ta theksojmë këtë. Plus që "ky stan këtë bulmet ka".
Duke vajtuar rënien e drejtësisë, mizat në fjalë vetëm sa tradhëtojnë hallin e madh që është se Drejtësia e Re është një Padrejtësi e papranueshme, Ndryshe! Është një Padrejtësi që po prek disa njerëz që për 30 vjet kapardiseshin dhe vidhnin duke u mbrojtur me Padrejtësinë e Tyre nën ombrellën e drejtësisë që e reformuan të detyruar.
Nuk ka ndryshuar paradigma? Dakord, por ky nuk është hall i ri për qytetarët që kanë një jetë me hallin e Shqipërisë kanceroze mbi kurriz. Ky është hall për Qelbësirat dhe mizat zhurmëmëdha.
Ndaj përrallat me moral se po hyjmë në diktaturën e SPAK fshehin në fakt një hall tjetër. Në burg, madje në qeli me Ilir Metën! Ja urimi ynë për 2025.
Add new comment