Billboard
Pakti i ri Ribentrop-Molotov
Zagarët e Procedurës!
A ka të drejtë SPAK? A po hetohet si duhet Veliaj? Masa e arrestit është e tepërt...
Këto janë disa nga tezat që dëgjon papushim për rastin e Zdromsit. Nga "analistë juristë që mbushin banaqet e darkës në ekrane dbe klube dhe nuk duan të lënë të vërtetën ligjore të dalë nga institucionet e reja të drejtësisë që për herë të parë që nha 1912 i janë afruar politikës".
A nuk duhet të fliste kështu kryeministri Rama? Sa herë është shprehur kështu duke masturbuar mandej me inteligjencën e vet eprore!?
Shqipëria nuk ka më kryeministër dhe PS-ja nuk ka më Kryetar
Edi Rama ka 48 orë që çaprashit llogje dhe ulërima nga më të çuditshmet. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, mandej statuset në rrjete sociale. Mandej një bisedë “sy më sy” për të vijuar sërish me statuse. Nga njëra anë akuzon SPAK për standard të ulët në trajtimin e dosjes Veliaj, nga ana tjetër shton se “beteja e Veliajt nuk është betejë e PS”.
Krishti, Juda dhe Maria Magdalena në Partinë e Parave
Të gjithë thuajse e panë sot mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Të kujtohet pak Darka e Fundit, motivi biblik i ikonografisë së Perëndimit me Krishtin që ndan momentet e fundit me dishepujt që ende nuk ishin bërë apostuj.
Askush nuk flet për drejtësi!
Si u reagua ndaj vendimit të SPAK për arrestimin e shtetasit Erio Veliaj? Ka rëndësi ky vëzhgim, për aq sa mund të bëhet, sepse zbërthen deri diku ambiguitetet e mëdha dhe të vogla të skenës publike. Sigurisht që do të duhej të pritej një ndjenjë triumfi tek opozita që siç u shpreh Belind Këlliçi ka organizuar 44 protesta para Bashkisë së Tiranës.
A po vdes Shqipëria?
Donald Trump ndërpreu fondet dhe tani SPAK iku. Kjo është teza e re që shtë hedhur në qarkullim nga politika. Nga Edi Rama dhe Sali Berisha, nga të gjithë ata që i kanë vënë kularin këtij vendi mes të cilëve edhe gazetarë që po bëjnë tashmë 30 vjet që zhvasin nga të gjitha drejtimet.
T’i vihemi edhe SPAK-ut sepse u ngrit ca si shumë!
Kërkohet koka e Vuçiçit
Milos Vucevic iku. Dha dorëheqjen. Ka një moment kritik për pushtetin e Aleksander Vucic: ose e marketon këtë si element neutralizues të protestës, ose ai sapo ka bërë gabimin e jetës duke I hapur rrugë ortekut.
Studentët po vazhdojnë të protestojnë. Kurbani Millosh nuk mjafton. Po kërkohet Koka e Aleksander Vuciç! Dhe ajo duhet të bjerë në gijotinën e një dallge që përndryshe do ndajë Serbinë! Një lajm I mirë për këdo në rajon që sheh se nuk ka usta pushteti që mund të gënjejë një popull të tërë!
PS: Ai Chris Hill ku ka humbur!?
Ndërron jetë Anastas Janullatos
Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare, Kryepeshkoi i Kishës Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos. I fronëzuar në vitin 1991, Janullatos përfaqëson një etapë të rëndësishme për Kishën Orthodhokse në tërësi, në plan ekumenik dhe për orthodhoksinë shqiptare në veçanti.
Ai është padyshim një rindërtues i Kishës, në aspektin material dhe didaktik të saj, një rigjallërues i kulturës teologjike mes shqiptarëve të anestezuar që nga viti 1967 nga e drejta për t’u lutur.
Ndëshkim apo Drejtësi? Një provokim që nuk kompekson më askënd
Në një diskutim në studion e Euro News në Tiranë, Ylli Manjani, shprehej ndër të tjera se sot njerëzit në Shqipëri kanë më shumë interes për ndëshkim sesa për drejtësi. Për ta ilustruar z. Manjani sillte një shembull në cilësinë e avokatit nga një seancë gjyqësore. Padyshim që kjo ndjesi ekziston dhe është dominuese. Por sa kompromenton kuptimin e njërës fjalë apo term, tjetra kur vjen pun ate trajtimi i një figure të politikës?
Dritat e Beogradit kanë rëndësi rajonale
Duket se opozitarizmi në Ballkanin Perëndimor ka ende shpresë. Shpresa sot është strehuar në Serbi. Nuk po hyjmë në kualifikimin e pikëpamjeve politike apo ideoogjike të opozitës së atjeshme, por për aftësinë e dëshmuar në galvanizimin e një fryme që po e detyron Aleksander Vucic, këtë akrobat të dy botëve, këtë realist të duruar të të gjitha punëve që përtej suksesit në rehabilitimin e pozicionit ndërkombëtar të Serbisë, ritmit ekonomik dhe rivlerësimit të saj gjeopolitik, ka gozhduar frymëmarrjen e shpresës se gjërat mund të ndryshojnë.