Arkiv-Lajme
Ishte votë dinjiteti/Ilir Xhakolli shpjegon arsyet e humbjes së Pogradecit: Votuam dikur kundër LSI, s'jemi dele tani të votonim pro
Një nga togfjalëshat më të përdorur këto ditë është ajo që tha deputeti Luan Rama: ‘Pazari i Pogradecit’. LSI thotë se është tradhtuar në Pogradec, ndërsa ka shumë spekulime se përse e majta humbi këtë bashki të rëndësishme. Deputeti socialist, Ilir Xhakolli, që ishte përgjegjës për këtë zonë, thotë për “Shqip” se ka disa arsye përse erdhi kjo humbje. “E para, socialistët nuk e mirëpritën kandidaturën. E dyta, nuk është e vërtetë se socialistët nuk e dhanë votën, pasi kandidatja vetë nga LSI ka marrë 5300 vota dhe pjesën tjetër nga PS.
Odiseja e “Rrugës me Palma” e sintetizuar në shprehjen popullore “prish tenxhere e bëj kanoçe”
“Rruga me Palma” ka shkaktuar një goxha zhurmë të madhe ditët e fundit. U mbollën palmat për bukuri. Tani ato do të shkulen se na u dashka zgjeruar rruga. Pastaj palmat do të rimbillen. Demek, hap gropa... mbyll gropa... Në gjuhën popullore kjo sintetizohet edhe me shprehjen e famshme “prish tenxhere e bëj kanoçe”. Keni gjë me palmat?! S'na e do mendja. E kur të përfundojë projekti me siguri rruga hyrëse e Tiranës nuk do dallojë nga ajo e Los Anxhelosit. Drita e palma pa fund. Nuk ka problem se sa është gropa që hapet në buxhetin e shtetit. Njerëz jemi, edhe gabime do bëjmë.
Autoriteti i Konkurrencës hetim OSHE-së, besohet se ka trukuar tenderat për blerjen e energjisë
Trukimi i tenderëve, shpeshherë me përfshirjen e vetë institucioneve të shtetit që i kontraktojnë ato, mbetet një nga rreziqet më të mëdha për shpërdorimin e financave. Në këtë kuadër, Autoriteti i Konkurrencës po heton mundësinë që OSHE të ketë trukuar tenderat për blerjen e energjisë, duke u përfshirë në marrëveshje të ndaluara me shitësit privatë. Kryetarja e Autoritetit, Lindita Lati deklaroi për “Top Channel” se periudha e dyshuar është gjysma e dytë e vitit 2013 dhe muajt e parë të 2014-s.
KLSH kallëzon në prokurori 12 zyrtarë të ministrisë së Brendshme, abuzuan me tendera
Më në fund Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori zyrtarë të shtetit. Jo se këtë nuk e ka bërë më parë, por gjithsesi denoncimet e këtij institucioni pak janë marrë në konsideratë dhe për më tepër akoma më pak janë ata që janë dënuar bazuar mbi këto denoncime. Në rastin konkret flitet për drejtoreshën dhe 11 punonjës të Prokurimeve Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. “BalkanWeb” raporton se ta akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
Merkel nis turin Ballkanik me Shqipërinë, vjen në Tiranë më 8 korrik. Bisedime në rrafshin politik dhe atë ekonomik
Sipas një raportimi të “Top-Channel” nga një burim i këtij televizioni mësohet se tashmë është vendosur data se kur Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë Shqipërinë. Ajo do të mbërrijë në Tiranë më 8 korrik 2015. Kancelarja pritet të vizitojë edhe Serbinë, ndërkohë që vizita më 9 korrik në Bosnjë duket se është anuluar. Kjo vizitë e Merkel në rajon konsiderohet edhe si një tjetër hap i përkujdesjes së shprehur nga kancelarja për Ballkanin, i cili tradicionalisht në të shkuarën ka qenë pjesë e influencës ruse.
Në Përmet nuk ka asnjë çudi. Arben Manaj mendon se përmetarët dhanë ca shuplaka ndaj arrogancës dhe injorancës së kryeministrit që zgjodhi Gilberto Jaçen
“Po Përmeti ç’pati”? Ja kjo mund të ishte një pyetje që gjithkush mund ta bënte pasi mori vesh se kandidati i së majtës, Gilberto Jaçe, i la shëndenë detyrës. Kuptohet jo me dëshirë, po se votuesit “i vunë drunë”, siç i thonë një shprehjeje atyre anëve. Argumenti më i rëndomtë është se Jaçe ia kishte varur punës, ka ca që po pëshpërisin se e votuan kundër ortodoksët për atë që bëri me kishën. Arben Manaj e sheh ndryshe. Përgjegjësi sipas tij ka edhe selia qendore e partisë.
Humbja dramatike e PD-së në zgjedhje me rezultatin më të keq që prej themelimit, vetëm 20% të votave
Lulëzim Basha pas përfundimit të zgjedhjeve, deklaroi se këto zgjedhje ishin një ringritje për PD-në. Por duket se humbja e Partisë Demokratike në këto zgjedhje është tashmë dramatike. Ajo ka marrë rezultatin më të keq në gjithë historinë e saj. “Birn” shkruan se PD ka arritur të marrë vetëm 20% të votave. “Partia Demokratike, partia më e madhe e opozitës, fitoi vetëm 20 përqind të votave, rezultati më i ulët që kur është themeluar. Partitë në pushtet zakonisht i kanë fituar në të shkuarën zgjedhjet vendore, duke përdorur aftësinë e tyre për të mobilizuar njerëz dhe resurse.
Deklarata e ambasadorit Nicholas Cannon: “Të korruptuarit mburren me pasurinë e tyre. Nuk ka progres drejt anëtarësimit në BE për Shqipërinë pa reformën në drejtësi”
“Të korruptuarit mburren me pasurinë e tyre”, shprehet ambasadori britanik në Shqipëri. Duket se partnerët ndërkombëtarë këmbëngulin se nuk ka asnjë hap përpara për Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, pa ndërmarrë reformën në drejtësi. Thirrja e radhës për kryerjen e kësaj reforme mbërrin nga Ambasada Britanike në Tiranë. Përmes rrjeteve sociale, ambasadori Nicholas Cannon deklaron: “Nuk ka progres drejt anëtarësimit në BE për Shqipërinë pa reformën në drejtësi”. Në një postim të dytë, Cannon flet për “personazhe të korruptuar në drejtësi, që mburren me pasurinë e tyre”.
Alarm për Shqipërinë dhe Kosovën, po vihen nën presion të rritur nga tregtia ilegale e duhanit
Tregu ilegal i duhanit dhe cigares përbën 15% të konsumit total në tregjet e Ballkanit Perëndimor, sipas një studimi të kompanisë Japan Tobacco International (JTI) paraqitur para ministrave të financave të rajonit në samitin e Becicit zhvilluar pak kohë më parë në Mal të Zi. Sipas “Monitor” raporti vlerëson përpjekjet e autoriteteve serbe dhe Kroate, duke i përmendur si një shembull i mirë në luftën për reduktimin e informalitetit. Por, raporti thekson se ka shenja alarmuese në Shqipëri dhe Kosovë, që po vihen nën presion të rritur nga tregtia ilegale.
Flitet për dekriminalizim ndërkohë që deklarohet se 5 të inkriminuar kanë fituar në zgjedhje
Emisioni “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit ka diskutuar dje në mbrëmje për dekriminalizimin. Analisti Afrim Krasniqi deklaroi në studio se ndërkombëtarët kanë evidentuar 5 emra të inkriminuarish që kanë fituar në zgjedhjet e 21 qershor si kryetarë bashkie. “U janë dërguar partive politike emrat e 5 fituesve që janë të inkriminuar. Ata i kishin në tavolinë dhe i kandiduan. Ishin 8 emra kandidatësh, nga të cilët 5 fituan. E kemi mbushur Parlamentin me njerëz që ke frikë t’i takosh. Lëvizin me bodigardë dhe nuk mund të udhëtojnë në një pjesë të vendeve europiane. Por kjo ka të bëjë me ne.