Arkiv-Lajme
Videolajm/Arrestimi i dy vëllezërve Aliko në Lazarat
Plenkoviç thotë se Shqipëria është larg hapjes së negociatave: Depolitizoni administratën, kandidimi i personave me të kaluar kriminale nuk është shenjë e mirë
Reforma në drejtësi dhe depolitizimi i administratës publike, kjo është sfida me të cilën duhet të përballet Shqipëria pas zgjedhjeve lokale është. Zv/kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian Andrej Plenkoviç teksa komenton në "Tv Klan" zgjedhjet e 21 qershorit thotë se në një sistem demokratik qytetarët që mendojnë ndryshe duhet të shprehin vullnetin e tyre lirisht.
Mashtrim me naftën, KLSH ka gjetur 3 kompani që i kanë vjedhur shtetit miliona euro duke trukuar çmimet e shitjes
Vitet e fundit, detyrimet e paguara nga kompanitë që shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit kanë qenë një temë e nxehtë debati, jo vetëm politik, por edhe mes ekspertëve. Ndaj kompanive ka pasur një sërë akuzash për mashtrime financiare me qëllim uljen e detyrimeve që duhet të paguajnë në shtet, por ato i kanë mohuar gjithmonë, duke deklaruar se kanë respektuar plotësisht kontratën koncesionare dhe ligjet në fuqi.
Shënim: Voltana Ademi mori aq vota sa ç’mori parvjet Berisha në Shkodër
Voltana Ademi mori në bashkinë e zgjeruar Shkodër pothuaj 39 mijë vota. Dy vjet më parë, në territorin e bashkisë së zgjeruar Shkoder, sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, koalicioni APMI mori pothuaj 39 mijë vota. Pra, numri i votuesve që votuan parvjet për rizgjedhjen e Berishës si kryeministër ishte i barabartë me atë të atyre që votuan sivjet për zgjedhjen e Volatana Ademit si kryebashkiake.
Nga ana tjetër, Keti Bazhdari mori perkrahjen e mbi 28 mijë votuesve, ose te 10 mijëve më pak se sa votuan parvjet per koalicionin ASHE (per zgjedhjen e Ramës si kryeminister).
Topalli sulmon Bashën për zgjedhjet: PD nuk ka fituar dhe as ka bërë hap të madh përpara, kemi humbur në shumicën absolute të bashkive
Jozefina Topalli ndryshe nga sa deklaroi Lulëzim Basha thotë se Partia Demokratike ka humbur shumicën absolute të bashkive dhe se këtu nuk është bërë hap të madh përpara. “Unë me shpirt i përgëzova të rinjtë dhe po ashtu falënderoj qytetaret e Shkodrës, demokratet, komisioneret, numëruesit, vezhguesit dhe i uroj suksese e pune te mbare Voltana Ademit. Por unë jam e trishtuar per rezultatin ne shkalle republike. Më mirë se kushdo tjetër e di sa e veshtire eshte te jesh ne gare kur vota blihet, kur bandat intimidojne e frikesojnë.
Plani terrorist për të shpërthyer një bombë në Londër, gazetari investigativ shmang atentatin vetëvrasës të përgatitur nga ISIS
Një plan terrorist i Shtetit Islamik për të shpërthyer një bombë në Ditën e Forcave të Armatosura, në Britani, është shmangur nga e përditshmja “The Sun”. Gazeta në fjalë njofton në edicionin e saj online se, një atentat vetëvrasës ishte planifikuar të realizohej për të goditur ushtarët gjatë paradës së tyre. Pasi ka marrë informacionin, komanda e anti-terrorit në “Scotland Yard” ka punuar gjatë gjithë natës për të garantuar sigurinë e ushtarëve dhe qytetarëve që do të ndjekin paradën, në zonën Merton, në jug-perëndim të Londrës, e cila ishte vënë në shënjestër të ISIS.
Dragunov 7.5mm, ja snajperi me të cilën u ekzekutua efektivi i RENEA-s
“Panorama” shkruan se Ibrahim Basha, efektiv i forcave speciale RENEA, u ekzekutua me një snajper me precizion të lartë, edhe pse me kalibër të vogël. E modifikuar për të qëlluar edhe me breshëri, arma e modelit rus, një snajper Dragunov, është e kalibrit 7.5 milimetra. Snajperi Dragunov është një armë zjarri me precizion të lartë qitjeje. Provat e gjetura në vendin e ngjarjes i kanë nxitur ekspertët të arrijnë në këtë përfundim. Burimet thanë se arma ka qëlluar më shumë se njëherë.
Në fillim uroi kundërshtarin, tani akuzon. Alibeaj: "E majta e bleu Fierin, nuk e fitoi. Falangat e krimit shpërndanë shuma marramendëse"
Në një intervistë për gazetën “Standard”, kandidati i PD për Bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj, thotë se PS nuk e fitoi Fierin, por e bleu. “PD dhe unë personalisht në Fier nuk kishim përballë jo thjesht një parti, apo një koalicion partish të majta. Përballë kishim një administratë publike, e cila u terrorizua dhe u kërcënua me largim nga puna, nëse ata dhe të afërmit e tyre nuk votonin për pushtetin. Përballë kishim falanga krimi, të cilat mbollën frikë dhe shpërndanë shuma marramendëse për të blerë votë, e që bleu votë.
Erzen Breçani, ish-komandanti i repartit të forcave speciale flet për Lazaratin: Ja ku çaloi operacioni
Policia e Shtetit u gjet e papërgatitur nga shkëmbimi i zjarrit. Në Lazarat, efektivët e RENEA-s u futën pa pasur një plan të mirëmenduar”. Kështu e shikon ishkomandanti i repartit të forcave speciale, incidentin që u shkaktua pak ditë më parë në Lazarat, gjatë të cilit humbi jetën një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Erzen Breçani tregon se cilat ishin gabimet që e çuan policinë në një “grackë” të grupit të zjarrit, të ngjashme me atë të vitit 1998, ku gjatë një operacioni policor u plagosën 7 efektivë policie.
Deficiti buxhetor, 55 milionë euro më i vogël se parashikimi
Në buxhetin e shtetit shqiptar, për periudhën janar-maj, ishte parashikuar një deficit buxhetor prej 17.6 miliardë lekësh. Në fakt, deficiti zbriti në shifrën 11.9 miliardë lekë. Pra deficiti ishte rreth 55 milionë euro më i vogël se parashikimi.
Zvoglimi i deficitit në krahasim me parashikimin nuk erdhi si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave – ato ishin 6.7 miliardë lekë më të ulta se parashikimi – por nga shkurtimi i shpenzimeve, të cilat ishin 14.5 miliardë lekë më të ulta se parashikimi.