Plani terrorist për të shpërthyer një bombë në Londër, gazetari investigativ shmang atentatin vetëvrasës të përgatitur nga ISIS
Një plan terrorist i Shtetit Islamik për të shpërthyer një bombë në Ditën e Forcave të Armatosura, në Britani, është shmangur nga e përditshmja “The Sun”. Gazeta në fjalë njofton në edicionin e saj online se, një atentat vetëvrasës ishte planifikuar të realizohej për të goditur ushtarët gjatë paradës së tyre. Pasi ka marrë informacionin, komanda e anti-terrorit në “Scotland Yard” ka punuar gjatë gjithë natës për të garantuar sigurinë e ushtarëve dhe qytetarëve që do të ndjekin paradën, në zonën Merton, në jug-perëndim të Londrës, e cila ishte vënë në shënjestër të ISIS. Grupi terrorist synonte të shpërthente një bombë artizanale, por dështoi pasi një nga liderët e tij në Siri, pa dashje angazhoi një gazetar të infiltruar të “The Sun” për të realizuar planin. Nga raportimet e “The Sun” mësohet më tej se, eksponenti i ISIS i kishte thënë gazetarit: “t’i godasim ushtarët në tokën e tyre”. Lajmi vjen një ditë pasi militantët e Shtetit Islamik bënë një masakër me 39 viktima në një nga resortet më të njohura turistike në Tunizi.
Comments
Po si keshtu "more
<p>Po si keshtu "more zoteri"?</p><p>Nese vetem 5 jane britanike, sipas faksimiles se gazetes, atehere si na qenka 5-a shumice brenda 39-tes?</p><p>Po i boni hesapet si puna e Lulzim Bashes qe i duket humbja fitore.</p><p> </p>
U korrigjua, falemnderit!
U korrigjua, falemnderit!
Add new comment