Topalli sulmon Bashën për zgjedhjet: PD nuk ka fituar dhe as ka bërë hap të madh përpara, kemi humbur në shumicën absolute të bashkive

Postuar në 27 Qershor, 2015 06:34

Jozefina Topalli ndryshe nga sa deklaroi Lulëzim Basha thotë se Partia Demokratike ka humbur shumicën absolute të bashkive dhe se këtu nuk është bërë hap të madh përpara. “Unë me shpirt i përgëzova të rinjtë dhe po ashtu falënderoj qytetaret e Shkodrës, demokratet, komisioneret, numëruesit, vezhguesit dhe i uroj suksese e pune te mbare Voltana Ademit. Por unë jam e trishtuar per rezultatin ne shkalle republike. Më mirë se kushdo tjetër e di sa e veshtire eshte te jesh ne gare kur vota blihet, kur bandat intimidojne e frikesojnë. Por kete e dinim, qe nga qershori i 2013 dhe me pas ne zgjedhjet e Korçës kur u pa me zë dhe figure si blihej vota. Zgjedhjet e 21 qershorit 2015 nuk plotësuan standardet, por edhe kjo nuk eshte se na zuri gafil. Ne nuk kemi fituar dhe as kemi bërë hap të madh përpara. Nëse diferenca është ulur tek kandidatet, ajo ka ardhur se vërtet kemi shtuar vota, por kryesisht se ASHE ka humbur me shume se kemi shtuar ne. Por edhe tek vota e kandidateve ne jemi minus 11%, apo minus 199 mije vota. Ne kemi humbur në shumicën absolute të bashkive. Harta është pothuaj krejt mavi dhe si PD kemi 20%, ndërkohe si koalicion jemi me minus 482 mije vota. PD ka nje beteje të vështirë përpara. Por PD duhet te shikoje me shume nga vetja” shkruan Topalli në faqen e saj në facebook.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.