Arkiv-Lajme
Fotolajm/ Para dhe pas zgjedhjeve
Një fjalim në vend të kryetarit të partisë. Erion Veliaj flet për fitoren në rang kombëtar edhe pse ishte vetëm një nga kandidatët
Fjalimin e fitores nga oborri i Partisë Socialiste Erion Veliaj e nisi me një konstatim të tij për votën plebishitare që shqiptarët i dhanë kësaj partie në 21 Qershor. Ndonëse ishte një nga 46 kuajt e betejës që u shpall fitues falë kombinimit të votave PS-LSI, Veliaj pati autorizimin që në fjalimin e fitores të flasë për fitoren që Partia Socialiste mori në plan kombëtar. Një atribut që nuk iu lejua asnjë kandidati tjetër.
LSI nxjerr sërish Luan Ramën për të korrigjuar shënjestrën dhe sheshuar krisjen: Urime Veliajt, kemi shtuar votat...
Pas mesazheve të mesditës në një konferencë për shtyp të sekretarit të përgjithshëm Luan Rama, LSI ka vendosur të kryejë një korrigjim shënjestre në mbrëmje, duke nxjerrë sërish Ramën i cili vuri theksin tek rritja e madhe e votave për këshilltarë bashkiakë, teksa fletët po numërohen. Rama gjithashtu falenderoi edhe Erion Veliajn për fitoren e madhe të Tiranës, një detaj ky i anashkaluar më herët. Po ky qëndron korrigjimi?
Simpatizantët e LSI-së protestë në Vorë, akuzojnë Ismailin se bleu votat me thasë mielli
Shtimi i 600 votuesve fiktivë që nuk i përkasin realisht Vorës, dhe blerja e votave “me para dhe thasë më miell”, janë akuzat me të cilat simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë duke zhvilluar një protestë në Bashkinë e Vorës. Rezultati në këtë njësi vendore, ku u shpall fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili, ishte i ngushtë, rreth 130 vota diferencë, ndërkohë që dy kuti ndodhet në KQZ. Protestës i është bashkuar dhe kandidati i majtë për këtë bashki, Luan Sallaku, i cilët nuk e njeh rezultatin.
Edi Rama para mediave: 21 qershori, mbështetje për vazhdimin e reformave. Dhe një ndjesë mes rreshtash
Kryeministri Edi Rama komentoi para gjysmë ore në një konferencë për shtyp zgjedhjet e 21 qershorit dhe rezultatin e tyre. Rama i cilësoi lokalet 2015 si zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri dhe i quajti një referendum pro reformave të qeverisë.
Kreshnik Spahiu pyet ambasadorin Lu: Do t’i njohë SHBA kandidatët e inkriminuar që fituan bashkitë?
Kreshnik Spahiu gjen momentin për të bërë protagonistin. Kreu i Aleancës Kuqezi i ka dërguar një letër publike ambasadorit amerikan Donald Lu, ku përmes një serie pyetjesh i kërkon ambasadorit që të mos njohë fituesit e bashkive ku kandidonin persona me rekorde kriminale.
Sot është sot...Meta shmang urimin për Erjon Veliajn: “Fushata e doktor Kosovës, një risi pozitive”
Këshilltari për Median i kreut të LSI-së, Emiljano Aleksi, ka shpërndarë sot një sms në emër të Ilir Metës, ku thuhet: “Meta: Sjellja e Kosovës sjell standard të ri. Fushata e doktor Kosovës, një risi pozitive. Politika shqiptare ka nevojë për më shumë qytetari”. Siç mund të vihet re Ilir Meta ka shmangur urimin për kandidatin fitues, Erjon Veliajn, të cilin e mbështeti shumë edhe një ditë para zgjedhjeve.
s.z
Kosova pranon zyrtarisht humbjen dhe uron Veliajn. “Nuk bëra fushatë luksi, shpresoj që Erioni t’i mbajë premtimet e shumta”
Kandidati i PD-së për Tiranën Halim Kosova, doli pak më parë para mediave në një deklaratë të shkurtër për shtyp në selinë e Partisë Demokratike. Kosova falenderoi të gjithë votuesit e sidomos ata që e votuan, dhe deklaroi se ai bëri një fushatë konkrete në çdo fshat e shtëpi, jo një fushatë luksi. “Uroj Erion Veliajn, fituesin e kësaj gare, dhe shpresoj t’i mbajë premtimet që ka bërë para qytetarëve”, tha Kosova.
a.k
"Deutsche Welle” lexon raportin e OSBE-ODIHR: Blerja e votave ka minuar zgjedhjet demokratike
“Deutsche Welle” ka shkruar sot për raportin paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Agjencia gjermane ka menduar të vërë si kryetitull problemin e blerjes së votave, duke lexuar kështu te raporti i misionit të vëzhguesve një konkluzion se zgjedhjet nuk kapën standardet demokratike. “Por nuk ka qenë vetëm presioni dhe parregullsitë proceduriale që kanë minuar këtë besim.
Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Veliaj: “Një fitore e paprecedentë. Sot askush nuk duhet të ndihet humbës”
Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka dalë sot në një komferencë për shtyp përmes së cilës ka falënderuar mbështetësit dhe ka premtuar nisjen e punës për përmbushjen e premtimeve. “Nëse ka dikush që ishte dyshues për reformën e re administrative, nëse ka dikush që ishte cinik për qytetarinë e këtij qyteti, sot ka një përgjigjie: qytetarët dolën në votime masive dhe na dhanë fitoren në 46 bashki. Kjo fitore në 46 nga 61 bashki të vendit, është fitorja më mbreslënëse e viteve të fundit.