Deklarata e ambasadorit Nicholas Cannon: “Të korruptuarit mburren me pasurinë e tyre. Nuk ka progres drejt anëtarësimit në BE për Shqipërinë pa reformën në drejtësi”
“Të korruptuarit mburren me pasurinë e tyre”, shprehet ambasadori britanik në Shqipëri. Duket se partnerët ndërkombëtarë këmbëngulin se nuk ka asnjë hap përpara për Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, pa ndërmarrë reformën në drejtësi. Thirrja e radhës për kryerjen e kësaj reforme mbërrin nga Ambasada Britanike në Tiranë. Përmes rrjeteve sociale, ambasadori Nicholas Cannon deklaron: “Nuk ka progres drejt anëtarësimit në BE për Shqipërinë pa reformën në drejtësi”. Në një postim të dytë, Cannon flet për “personazhe të korruptuar në drejtësi, që mburren me pasurinë e tyre”. “Personazhe të korruptuar të sistemit gjyqësor mburren me pasurinë që kanë zhvatur, duke shitur drejtësinë”, thotë kryediplomati britanik.
Add new comment