Ishte votë dinjiteti/Ilir Xhakolli shpjegon arsyet e humbjes së Pogradecit: Votuam dikur kundër LSI, s'jemi dele tani të votonim pro

Postuar në 27 Qershor, 2015 03:02

Një nga togfjalëshat më të përdorur këto ditë është ajo që tha deputeti Luan Rama: ‘Pazari i Pogradecit’. LSI thotë se është tradhtuar në Pogradec, ndërsa ka shumë spekulime se përse e majta humbi këtë bashki të rëndësishme. Deputeti socialist, Ilir Xhakolli, që ishte përgjegjës për këtë zonë, thotë për “Shqip” se ka disa arsye përse erdhi kjo humbje. “E para, socialistët nuk e mirëpritën kandidaturën. E dyta, nuk është e vërtetë se socialistët nuk e dhanë votën, pasi kandidatja vetë nga LSI ka marrë 5300 vota dhe pjesën tjetër nga PS. E treta, edhe pse vetë PS-ja nuk u u angazhua sa duhej, pasi nuk e ka kapërdirë kandidaturën, por edhe vetë LSI nuk ishte në lartësinë e duhur në komunën e Buçimasit, që e kanë bastion,” tha Xhakolli. PS e Pogradecit, në fillim të fushatës, bëri një peticion kundër lënies së kësaj Bashkie për LSI-në. Xhakolli thotë se para katër vitesh, PS në Pogradec luftoi kundër një kandidati të LSI, tani i duhet të votojë për një kandidat të LSI. “Mund të them se duhet që Rama, apo më shumë Meta, t’u kërkojnë falje socialistëve të Pogradecit. Unë së bashku me socialistët kemi bërë një peticion, që një kandidaturë e hedhur forcërisht, nuk mund të fitojë. Por nuk duhet të harrojmë që ne, para katër vitesh kemi luftuar kundër LSI-së për Bashkinë dhe e kemi mundur, tani nuk mund t’i marrim njerëzit,të cilët njëherë kanë votuar kundër dhe t’u themi votoni këtë parti. Nuk mund t’i trajtojmë si dele”.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

"Ne nuk jemi dele" ishte motoja e Bojaxhiut ... Por mori pak vota.. Bravo Pogradecit per dinjitetin dhe konseguencen ( dinjiteti per kryetarin, konseguenca per keshillin e bashkise) .. Por me bravo se te gjithe meriton Shkodra! Jo se fitoi Basha apo PD lokale! Per kurajon dhe kualitetin qe ka kjo qytetari! I tha jo Berishes ne zgjedhjet lokale 1996, kur te gjithe i thane PO dhe shpetoi pluralizmin dhe imazhin europian te Shqiperise ne keto zgjedhje te fundit! Ne kete moment kur askush (per arsye te cfaredo lloji) nuk guxon!

Submitted by Ish Lsi (not verified) on

<p>Bravo, me kete rast i ke thene Rames qe nuk eshte pronar i PS. Sa per ate xhuxhin mafioz as qe dua tja ze emrin me goje plehres.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.