Flitet për dekriminalizim ndërkohë që deklarohet se 5 të inkriminuar kanë fituar në zgjedhje

Postuar në 26 Qershor, 2015 03:13

Emisioni “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit ka diskutuar dje në mbrëmje për dekriminalizimin. Analisti Afrim Krasniqi deklaroi në studio se ndërkombëtarët kanë evidentuar 5 emra të inkriminuarish që kanë fituar në zgjedhjet e 21 qershor si kryetarë bashkie. “U janë dërguar partive politike emrat e 5 fituesve që janë të inkriminuar. Ata i kishin në tavolinë dhe i kandiduan. Ishin 8 emra kandidatësh, nga të cilët 5 fituan. E kemi mbushur Parlamentin me njerëz që ke frikë t’i takosh. Lëvizin me bodigardë dhe nuk mund të udhëtojnë në një pjesë të vendeve europiane. Por kjo ka të bëjë me ne. Për atë qytetarin në fshat, i inkriminuar është ai zyrtari i vogël që ka vjedhur dhe ka bërë korrupsion dhe jo ai që ka bërë një krim në Zvicër”, tha Krasniqi.

Ndërsa Luan Rama, deputeti i LSI-së, deklaroi se nuk ka vullnet real nga partitë politike për të bërë dekriminalizimin.  “Përbërja e Kuvendit në këtë legjislaturë është shumë më poshtë se ai i pas viteve ’90. Ky është një perceptim publik dhe kjo ka një bazë reale. Është faji i lidershipit politik. Më përpara, në qeverisjen e Nanos kërkohej informacion nga Shërbimi Informativ Shtetëror informacion për deputetët apo ministrat. Sot kjo nuk bëhet. Dekriminalizimi duhet të jetë një proces i hapur dhe nuk mund të bëhet nga një komision i posaçëm i kuvendit për kuvendin. Duhet të bëhet me praninë e shoqërisë civile, medias. Shumica e deputetëve nuk e kanë idenë se çfarë ka në ato dy drafte. Procesi është katandisur si mos më keq”, deklaroi Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.