Humbja dramatike e PD-së në zgjedhje me rezultatin më të keq që prej themelimit, vetëm 20% të votave
Lulëzim Basha pas përfundimit të zgjedhjeve, deklaroi se këto zgjedhje ishin një ringritje për PD-në. Por duket se humbja e Partisë Demokratike në këto zgjedhje është tashmë dramatike. Ajo ka marrë rezultatin më të keq në gjithë historinë e saj. “Birn” shkruan se PD ka arritur të marrë vetëm 20% të votave. “Partia Demokratike, partia më e madhe e opozitës, fitoi vetëm 20 përqind të votave, rezultati më i ulët që kur është themeluar. Partitë në pushtet zakonisht i kanë fituar në të shkuarën zgjedhjet vendore, duke përdorur aftësinë e tyre për të mobilizuar njerëz dhe resurse. Megjithatë, fitorja e koalicionit qeverisës këtë herë ishte më e madhe se zakonisht”, thotë në shkrimin e “Birn”.
Add new comment