Në Përmet nuk ka asnjë çudi. Arben Manaj mendon se përmetarët dhanë ca shuplaka ndaj arrogancës dhe injorancës së kryeministrit që zgjodhi Gilberto Jaçen

Postuar në 26 Qershor, 2015 06:54

“Po Përmeti ç’pati”? Ja kjo mund të ishte një pyetje që gjithkush mund ta bënte pasi mori vesh se kandidati i së majtës, Gilberto Jaçe, i la shëndenë detyrës. Kuptohet jo me dëshirë, po se votuesit “i vunë drunë”, siç i thonë një shprehjeje atyre anëve. Argumenti më i rëndomtë është se Jaçe ia kishte varur punës, ka ca që po pëshpërisin se e votuan kundër ortodoksët për atë që bëri me kishën. Arben Manaj e sheh ndryshe. Përgjegjësi sipas tij ka edhe selia qendore e partisë. Ja se çfarë thotë gazetari Mane në gazetën “Shqip”: “Me siguri, të gjithë e mbajnë mend episodin e disa muajve më parë, kur deputeti i Përmetit, Lad Kosta, për pak sa nuk la grupin parlamentar të Partisë Socialiste, për shkak të arrogancës së selisë së PS në Tiranë, për të rikandiduar kryetarin e deriatëhershëm të bashkisë. Dhe qartazi, as ky kërcënim i deputetit, nuk e sprapsi as arrogancën e as injorancën e Kryeministrit vulëvënës, për gjendjen reale në atë qytet dhe rreth të majtë politikisht. Siç ndodh shpesh në kësi rastesh, kur dëgjohen deputetë të tjerë të rrethit të ngushtë e të preferuar të kryeministrit si Arben Ahmetaj, që duhet të mbajë përgjegjësi direkte dhe injorohen sensibilitetet lokale, shuplakat nuk ka sesi të mos kthen në bumerang”. Interesante në këto që shkruan Manaj nuk është arroganca dhe injoranca e kryeministrit, por fakti se në këtë mesele del i kudondodhur në heshtje, Arben Ahmetaj. Vallë pse ky interes për Përmetin dhe pse medoemos ky interesim për Gilberto Jaçen? Nuk e morëm vesh. Përmetarët e shkundën votën siç duhej.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/06/26/shuplakat-e-permetit/
s.z

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>Jo shuplakë, po hurin kokës i duhej dhënë për Tiranën. Fakti që në këtë qytet vuri një demagog prej llastiku ishte shumë arrogant. Uroj që të mësojë rrugës...</p><p>Rezultati i Tiranës ishte shumë më i ulët se ai i 2011 për kandidatin e PS, pavarësisht si i rrotullojnë muhabetet, por përfitohet prej faktit që krahu tjetër është ai që është, e që alternativa Bojaxhi akoma nuk ka marrë inerci.</p>

Submitted by Kisha ortodokse... (not verified) on

<p>Jo. Ne permet eshte votuar mbi baza fetare shikoni statistikat dhe kuptojeni</p>

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Arrogance po por injorance eshte pak si injorant ai qe ja vesh kete Rames, sepse i tille ai nuk mund te quhet</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.