KLSH kallëzon në prokurori 12 zyrtarë të ministrisë së Brendshme, abuzuan me tendera
Më në fund Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori zyrtarë të shtetit. Jo se këtë nuk e ka bërë më parë, por gjithsesi denoncimet e këtij institucioni pak janë marrë në konsideratë dhe për më tepër akoma më pak janë ata që janë dënuar bazuar mbi këto denoncime. Në rastin konkret flitet për drejtoreshën dhe 11 punonjës të Prokurimeve Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. “BalkanWeb” raporton se ta akuzohen për shkelje të barazisë në tendera. Kjo masë erdhi pas auditit të kryer nga KLSH në zyrat e Prokurimeve Publike pranë kësaj ministrie, e cila drejtohet nga ministri Sajmir Tahiri. Mësohet se auditivi është kryer nga ekspertët e KLSHsë në periudhën shtator 2013 dhjetor 2014. Sakaq, nga auditi i KLSH-së vlerësohet se këta zyrtarë i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 607 mijë eurosh. Të shohim se si do të shkojë procedimi i këtyre zyrtarëve, do të dënohen për abuzimin e bërë apo do të dalin të pafajshëm...
Comments
Nuk ka tender ministrije qe
Nuk ka tender ministrije qe nuk ka dijeni sekretari i pergjithshem dhe ministri . Shaka e madhe qe cojne specialistet ne prokurori dhe shume turp.
Add new comment